Javën e kaluar Loredana dhe futbollisti i Dortmund, gjermani Karim Adeyemi, vendosën të bëjnë publike lidhjen e tyre, duke konfirmuar kështu zërat që qarkullonin prej ditësh, se dyshja kishte nisur një histori të re dashurie. Që nga ai moment, si reperja, ashtu edhe partneri i saj, kanë publikuar jo pak momente që kanë kaluar apo po kalojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa të gjithë fansat besnikë të Mozzik, ish-partnerit të Loredanës, por edhe njerëzit që thjesht duan “drama”, po prisnin reagimin e artistit shqiptar!
Në fakt, ai disi i surprizoi të gjithë, kur ditën pasi Lori konfirmoi lidhjen, nuk bëri një reagim në rrjetet sociale, por thjesht “vazhdoi jetën”, duke treguar kështu se ata janë zyrtarisht jashtë jetës respektive (përvec pjesës që duhet të bashkë prindërojnë Hanën), megjithatë nuk zgjati shumë dhe Mozzik bëri reagimin që po prisnin të gjithë.
None found
Sic kishin parashikuar gjithë njerëzit në internet dhe kryesisht faqet e meme-ve, reperi ka postuar sot një foto ku shfaqet me bluzen e Bayern Munchen, rivalit të përjetshëm të Dortmund, që pak javë më parë i “vodhën” edhe titullin kampion në minutat e fundit të kampionatit. Bashkangjitur me foton, Mozzik shkruan thjesht:
“Forca Bayern”, një ironi kjo për ish-in e tij dhe partnerin aktual, që është një prej lojtarëve protagonistë tek Dortmund.
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot në fjalimin e tij me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së vendit, iu referua…
Zëvendëskomandanti i misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, Gjenerali i Brigadës Federico Collina, së bashku me…
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për mungesën e dokumentacionit bazë pedagogjik në shkollat e Kosovës, edhe në…
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ai mund të…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament hodhi akuza në drejtim të qeverisë. Noka…
Procesi i votimit ka nisur në Kuvend, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla. Vijon… [...] Read More...…