showbiz

“Nuk mbaj mend asgjë”, viktima e abuzimit të Jeffrey Epstein rrëfen detajet

Një grua që pretendon se u helmua dhe u përdhunua nga Jeffrey Epstein ka folur për herë të parë publikisht për BBC Newsnight rreth përvojës së saj traumatike.

Gruaja, e cila kërkoi të mbetej anonime dhe që BBC-ja do ta quajë ‘Nicky’, tha se takoi Epstein-in kur ishte 19 vjeçe dhe punonte si modele.

Të lidhura

None found

Ajo tregoi se pasi i dha një masazh në vilën e tij buzë ujit në Palm Beach, Florida, ai i dha një gotë ujë dhe ajo humbi ndjenjat për disa orë, duke besuar se gjatë kësaj kohe u përdhunua nga Epstein.

‘Nicky’ tha se u ndje e inkurajuar të fliste nga historia e të mbijetuarve të tjerë dhe tani po kërkon nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së të publikojë të gjitha dokumentet e mbetura mbi Epstein-in.

Në një intervistë të gjatë me BBC Newsnight, Nicky përshkroi detajisht abuzimet e Epstein-it.

Siç kanë rrëfyer edhe viktimat e tjera, kontakti i saj me Epstein-in filloi me një masazh.

“Unë mendova thjesht, ok, ndoshta është një burrë i pasur me një fetish dhe ç’ka të bëhet”, tha ajo. “Çfarëdo. Më paguante qiranë”.

Por disa javë më vonë, kur Nicky u kthye te Epstein-i, përvoja ishte ndryshe.

“Mora pak ujë dhe nuk kam kujtesë për asgjë për të paktën 12 orë pas kësaj”, tha Nicky.

U zgjua duke u ndjerë e sëmurë, e lodhur dhe e rënduar. Kur shkoi përsëri në tualet, pa shenja që kishte pasur marrëdhënie seksuale, megjithëse nuk mund të kujtonte ndonjë akt.

“Kam bërë terapi të ndryshme psikologjike për të përkujtuar, për të pasur një pamje të diçkaje, dhe është e errët, nuk kam asnjë ide”, tha ajo.

Pas abuzimit, Nicky kujtoi mendime se fëmijët e saj do të ishin më mirë pa të.“Nuk e di si ia dola”, tha tutje për të mbijetuar përvojën traumatike.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

1 hour ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

1 hour ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

2 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

2 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

2 hours ago