Categories: showbiz

Nuk flisnin, Adele humb babain në moshën 57-vjeçare

Një lajm i trishtë vjen për familjen e Adele, pasi ajo ka humbur të atin në moshën 57-vjeçare. Ky lajm u konfirmua nga një burim pranë këngëtares për prestigjiozen “The Sun”.

“Familja e Markut natyrisht është shumë e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo u tregua e ashpër deri në fund. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat siç duhet”, u shpreh burimi.

Të lidhura

None found

Më herët, këngëtarja e famshme ka folur për raportin e tensionuar me babanë e saj, pasi Mark braktisi nënën e saj kur ishte vetëm 3 vjeç. Adele është shprehur se nuk e urrente të atin por marrëdhënia e tyre u përkeqësua me kalimin e viteve.

Në vitin 2015, i ati i këngëtares pretendoi se ata i kishin dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre.

Kujtojmë se në muajin shtator të vitit 2019, këngëtarja e njohur Adele i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin Simon Konecki. Në vitin 2012, Adele dhe Simon u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes dyshes. Në muajin mars të këtij viti Adele dhe Simon finalizuan divorcin e tyre, teksa këngëtarja firmosi letrat. Këngëtarja e hitit “Someone Like You” u detyrua që të përdorte ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.

të fundit

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të enjte, një dollar amerikan, blihet për 81.6 lekë dhe shitet për 82.6 lekë. Euro, blihet me 89.8 lekë…

2 minutes ago

Komisioni Evropian nën një sulm masiv kibernetik, cenohen sistemi i pagave dhe të dhënat e stafit

Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dhe ngritur shqetësime për…

6 minutes ago

Protestë e Sindikatës së Re të Punëtorëve të KEK-ut para Drejtorisë së korporatës

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbajë sot protestë para Drejtorisë së KEK-ut,…

10 minutes ago

Protestë në Prishtinë e KOMF-it dhe Rrjetit të Grave të Kosovës kundër alokimeve buxhetore për shërbimet sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në…

20 minutes ago

Paneli përzgjedhës fillon shqyrtimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, intervistat zhvillohen në Kuvend

Paneli përzgjedhës për pozitën e Avokatit të Popullit do të mblidhet sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar aplikacionet…

21 minutes ago