Mbrëmja e djeshme “Big Brother VIP Albania 5”, ka vijuar me debate të forta, duke sjellë jo vetëm eliminime të njëpasnjëshme, por edhe përballje të drejtpërdrejta që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Pas largimit të Juelës, gara përfundoi edhe për Edisën, e cila u eliminua pas një televotimi vendimtar.
None found
Megjithatë, momentet më të komentuara nuk ndodhën brenda shtëpisë, por në studio, ku ajo u përball me moderatorin Ledion Liço. Sapo u ul për intervistën pas eliminimit, Ledioni e vuri përballë një deklarate të bërë prej saj gjatë qëndrimit në lojë, duke i kërkuar sqarim publik.
Gjatë ditëve në shtëpi, Edisa kishte aluduar për një pëlqim të mundshëm mes tij dhe Brikenës, një koment që kishte qarkulluar gjerësisht edhe jashtë formatit.
Moderatori vendosi ta adresojë drejtpërdrejt këtë çështje, duke u dhënë fund spekulimeve me një deklaratë të prerë dhe pa hapësirë për keqinterpretim.
“Që ta dish ti dhe ndonjë tjetër, unë kam pëlqyer vetëm një bjonde në Big Brother dhe ajo nuk është konkurrente sezonale”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet qartë se aludimet nuk qëndronin dhe se bjondja në fjalë është Sara Hoxha, ish-partnerja e tij.
Kjo përballje e papritur shtoi edhe më shumë tensionin e mbrëmjes, duke e kthyer intervistën e zakonshme pas eliminimit në një nga momentet më të komentuara të spektaklit.
Ndërkohë, gara drejt finales bëhet gjithnjë e më e fortë, me banorët e mbetur që po luajnë çdo kartë për të siguruar vendin e tyre në finale.
Real Madridi nis sonte rrugëtimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, me një përballje të madhe ndaj Interit…
Manchester City është mysafir i Portos, në sfidën e vlefshme për xhiron e parë të fazës së Ligës të Ligës…
Aleanca nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për…
Ngërçi i krijuar për pagat e magjistratëve pritet të rikthehet në qendër të diskutimeve në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Më…
Armend MuslikaArmend Muslika po përjeton formën më të mirë të mundshme te Tottenham në Premier League-n për moshat U-18, 4…
John Halls ka jetuar dy karriera që në pamje të parë duken krejtësisht të ndryshme. Fillimisht ishte futbollist profesionist, duke…