showbiz

Njihuni me temën dhe organizatorët e ‘Met Gala 2025’

Vogue ka shpallur tematikën e mbrëmjes më të madhe të modës që do të mbahet më 5 maj 2025 dhe do të quhet “Superfine: Tailoring Black Style.”

Bashkëorganizatorët e ballos VIP do të jenë aktori Colman Domingo, piloti i garave Lewis Hamilton, reperët A$AP Rocky dhe Pharrell Williams e sigurisht, kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour. Ylli i Lakers, LeBron James do të jetë anëtar nderi.
Sipas Vogue, balloja në Muzeun Metropolitan të Artit “do të ketë si subjekt shijen e njerëzve me ngjyrë, duke ekzaminuar rëndësinë e veshjeve dhe stilit në formimin e identiteve të njerëzve me ngjyrë në diasporën e Atlantikut”.

Të lidhura

None found

Ekspozita do të përmbajë veshje, piktura, fotografi e plot gjëra të tjera që eksplorojnë stilin e paharrueshëm të njerëzve me ngjyrë, që nga shekulli XVIII e deri sot. Dhe ekipi që do të drejtojë gjithçka mblodhi më të mirët.

Vitin e shkuar, Met Gala u fokusua te delikatesa dhe brishtësia e modës me temën “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion.” Në ekspozitë u shfaqën 50 krijime të rëndësishme historike që janë tepër delikate për t’u ripërdorur.

Tags: met galaTema

të fundit

Avokati i familjes Ademaj: Ekzekutimi i Liridona Ademajt ishte përgatitur një vit më herët, kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se qëndron pranë pretendimeve të paraqitura në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit…

1 minute ago

Mickoski: Student meal allowance could rise from 3,500 to 4,500 denars through the M-Services app

Kryeministri Hristijan Mickoski, zbuloi se dje për herë të parë është mbajtur takim i kryeministrit, ministres së arsimit dhe përfaqësuesve…

6 minutes ago

Protests in Prishtina continue with calls for justice for Arlinda Zekaj and institutional accountability

Në Prishtinë po mbahet dita e dytë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes…

6 minutes ago

Gërvalla after approval of the confiscation bureau: unjustified wealth will no longer be protected

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…

7 minutes ago

Parliament establishes inquiry committee into the Zekaj case, while Gërvalla and Sveçla are absent from the session

Rasti i Arlinda Zekajt solli sot tri zhvillime të reja. Në qendër të tyre mbetet pyetja e përgjegjësisë politike. Kuvendi…

7 minutes ago

Arsenali dhe Newcastle sfidojnë njëri-tjetrin për talentin brazilian me klauzolë 100 milionë euroshe

Arsenali dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për talentin brazilian Eduardo Pape, ndërsa edhe Bayern Munich po e përcjell nga…

7 minutes ago