showbiz

Oscar 2023! Për herë të parë në histori, thyhet tradita ikonike

Jemi shumë pranë Oscars 2023! Çmimet e Academy Awards për të 95 vit rradhasi do të vlerësojnë filmat më të mirë nga e gjithë bota. Oscar e këtij viti është planfikuar më 12 mars në Los Angeles, por ne në Evropë do na duhet ta ndjekim në orët e para të mëngjesit të 13 marsit.

Por, këtë vit ceremonia e çmimeve Oscar do të thyejë një traditë legjendare.

Të lidhura

None found

Tapeti i kuq mund të jetë sinonimi i festave magjepsëse dhe dhuron ndjesinë e ekskluzivitetit dhe luksit, por këtë herë, në ceremoninë e çmimeve Oscar do të zëvendësohet me një tapet në ngjyrë shampanjë, duke thyer kështu traditën ikonike.

Lajmi u konfirmua nga moderatori Jimmy Kimmel, i cili u shpreh: “Njerëzit kanë pyetur: ‘A do të ketë telashe këtë vit?’. ‘A do të ketë dhunë këtë vit?’. Sigurisht, ne shpresojmë që jo”, referuar shuplakës së famshme të Will Smith kundrejt Chris Rock. “Vendimi për të shtruar një tapet ngjyrë shampanjë dhe jo të kuq, tregon që jemi shumë të sigurt që nuk do të derdhet gjak”, shtoi ai me shaka.

Drejtori kreativ i Met Gala, Raúl Àvila dhe kontribuesja e “Vogue”, Lisa Love menduan t’u thjeshtonin punën pjesëmarrësve, pasi tapeti do të mbulojë të gjithë sipërfaqen, për të mbrojtur të pranishmit nga kushtet e motit, pasi historikisht, ceremonia e Oscars ka hasur vështirësi me këtë pjesë.

Por, a do të vijojë tradita e tapetit në ngjyrë shampanjë? Mesa duket, nuk është e sigurt. Lisa Love u shpreh se njerëzit mund t’i referohen si ‘tapeti i kuq’ dhe se tapeti ngjyrë shampanjë është një lehtësi, të cilën ajo shpreson që njerëzit ta pëlqejnë. “Kjo nuk do të thotë se do të jetë gjithmonë tapeti ngjyrë shampanjë”, shtoi ajo.

të fundit

Erion Veliaj’s transfer to Fier, Prisons Directorate: Procedures were followed, order classified as a “state secret

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…

4 minutes ago

Kosovo Police Inspectorate identifies suspected police failures in handling Arlinda Zekaj’s case

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka evidentuar disa shkelje të dyshuara në trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera…

5 minutes ago

Partizani përballë llogarive të mbijetesës: “Demat” kërkojnë shpëtimin

PartizaniGjendja e Partizanit reflekton qartësisht një moment të mjerueshëm [...]Read More...

5 minutes ago

General Grynkewich at the Ministry of Defense and Kosovo Security Force: regional security and stability in focus

Komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në…

5 minutes ago

Ademaj family lawyer: Liridona Ademaj’s murder was planned a year earlier; life imprisonment sought for the accused

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se qëndron pranë pretendimeve të paraqitura në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit…

6 minutes ago

Problemet me barin zhvendosin në Maribor ndeshjen Slloveni–Zvicër

Kombëtarja e Zvicrës do t’i zhvillojë në muajin nëntor dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të…

18 minutes ago