showbiz

Njihuni me prindërit e Cindy Marina, milionerët që sfiduan Shkodrën dhe Italinë për të qëndruar në Kaliforni

“Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj. Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.”

Kështu shkroi Genar Topalli në sqarimin e tij publik, pas aludimeve se dasma kishte kushtuar 500.000 euro dhe ishte bërë me paratë që nëna e tij, politikania Jozefina Topalli i kishte vjedhur popullit shqiptar.

Cilët janë vjehërrit milionerë të Genar Topallit

Ardian dhe Kristina Marina jetojnë prej afro tre dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë ndërtuar jetën dhe drejtojnë biznese shumë të suksesshme, kryesisht në fushën e transporteve dhe sportit.

Në vitin 2016, familja Marina ka rrëfyer jetën mes vështirësive dhe mundësive të ëndrrës amerikane për emisionin “Jo vetëm modë”, të drejtuar nga Floriana Garo. Ajo mund të cilësohet si një histori suksesi në lëmin e shqiptarëve nëpër botë.

Ardiani si një sportdashës dhe Kristina si një ish-volejbolliste profesioniste, krijuan në vitin 2013 klubin e volejbollit Forza One, më i miri në Kaliforninë e Jugut dhe deri në vitin 2016 kur është realizuar emisioni, kishte më shumë se 100 ekipe për vajza dhe djem.

Në fillimet e tyre janë detyruar të kryejnë punë të cilat, sa ishin në Shqipëri, të rritur me kushte të mira, as nuk i kishin menduar. Kështu, në vitet e para të emigrimit në Itali, Ardiani punoi në ndërtim, ndërkohë kur shkuan në Amerikë, nisi punën si kamionist ku i duhej shpesh të udhëtonte me ditë larg Kristinës dhe fëmijëve të vegjël, për të përmbushur kërkesat e familjes.

Me shumë punë dhe përkushtim, Ardiani e përdori këtë eksperiencë pune për të hapur biznesin e tij në fushën e transportit. Një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, por që Marinat e kthyen në sukses.

Në Amerikën e largët, ku ka shumë punë dhe pak kohë të lirë, çifti Marina janë kthyer në një model suksesi dhe frymëzimi jo vetëm në sajë të bizneseve që ata kanë ngritur, por edhe për mënyrën se si ata kanë ushqyer fëmijët e tyre me dashurinë për Shqipërinë, kulturën dhe Gjuhën Shqipe.

Ardiani dhe Kristina janë dëshmi se ëndrrat, dëshirat dhe pasionet nuk njohin hapësira gjeografike, por flasin me një gjuhë universale, e që për të arritur në finishin e suksesit, duhen ushqyer me virtyte, këmbëngulje dhe përkushtim.

Më poshtë, emisioni i plotë i realizuar në vitin 2016, ku familja Marina kanë treguar për jetën e vet dhe pasurinë që kanë krijuar të gjithë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që një dekadë më pas ajo është shumëfishuar dhe zerot në llogari vetëm janë shtuar falë menaxhimit të suksesshëm nga Ardiani, Kristina dhe fëmijët.

të fundit

Horoskopi 18 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Partneri do iu mbeshtesë ne gjithcka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla te vyera. Marrëdhënia me te…

4 hours ago

“Aman vëlla, jo sonte se do ta nxjerr unë në pritë Talo Çelën”, kush e tradhtoi ‘Momën’ dhe vdekja e mistershme e informatorit

Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte mjeti kryesor i mbijetesës dhe…

4 hours ago

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

Akuza nga Kremlini kundër Bashkimit Evropian (BE), por pa asnjë provë. Ky është thelbi i mesazhit të shërbimeve sekrete ruse,…

5 hours ago

“Kam vuajtur prej një viti”, trondit gazetarja Mira Kazhani, mes lotësh rrëfen sëmundjen e rëndë

Gazetarja Mira Kazhani ka treguar përmes një videoje në rrjete sociale se është diagnostikuar me kancer gjiri ndërsa mes lotësh…

5 hours ago

Zelensky: Presim një fond prej 3.5 mld dollarësh për armë amerikane për ta vazhduar luftën

Ukraina parashikon se deri muajin e ardhshëm të sigurojë një shumë të konsiderueshme prej 3.5 miliardë dollarësh për një fond…

5 hours ago

U arrestuara për orën “Richard Mille” 1.5 milionë euro? Mozzik sqaron si është e vërteta

Reperi i njohur, Mozzik, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas raporteve të mediave, ai është ndaluar…

6 hours ago