Një situatë e pazakontë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Dinamikat dhe debatet sa vijnë e shtohen mes banorëve, ndërsa gjatë Primes së sotme janë diskutuar për herë të parë edhe grupet.
Megjithatë, sa i përket nominimit sot Vëllai i Madh ka provuar një formulë të re, një zinxhir shpëtimi por me efekt të kundërt.
Të nominuar nuk do të shkojnë 3 personat që mbeten në fund të zinxhirit, por e gjithë shtëpia. Ndërsa e bukura është se banorët brenda shtëpisë nuk e dinë ende që janë në nominim.
Silvi, Sara Karaj dhe Françeska si personat e fundit që mbetën në këtë zinxhir shpëtimi janë imun. Ndërkaq, gjithë shtëpia: Bardhi, Egla, Erjola, Heidi, Ilnisa, Julia, Julian, Ledjona, Meriton, Rike, Romeo, Roza, Sara dhe Vesa, shkojnë në nominim.
Televotimi mbyllet të martën e ardhshme, ndërsa e bukura e këtij nominimi është se banorët brenda shtëpisë nuk e dinë ende që janë në nominim. Banorët e rinj, Liami dhe Jetmiri do të jenë imun deri në javën e ardhshme. /TCH/
Seanca për Ilir Beqajn për dosjen e sterilizimit është shtyrë për në 15 janar. Ndërkohë Beqaj në fjalën e tij,…
Merkato e janarit mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën e sulmuesit Kristian Shpendi, i cili bën mjaft…
Në një takim me bizneset, kryeministri Edi Rama, theksoi se nga viti që vjen do të nisë zbatimi i Paqes…
Ditën e sotme, gjatë një takimi me bizneset për paqen fiskale, kryeministri i vendit Edi Rama, kërcënoi duke thënë se,…
Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku u paraqit mëngjesin…
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata…