Besa Tafari ka folur së fundmi në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ka ndarë detaje nga jeta e saj personale.
Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te raporti me motrën e saj, këngëtaren Dafina Zeqiri, një marrëdhënie që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut.
None found
Pas pjesëmarrjes së Besës në dasmën e Dafinës, shumë fansa e interpretuan këtë moment si një shenjë të një afrimi apo ribashkimi të shumëpritur mes dy motrave.
Megjithatë, Besa foli me plotë dashuri për raportin e tyre, duke theksuar se respekt vazhdonë të ketë për motrën.
“E respektoj dhe e dua motrën time pafund. Nëse nesër marr një telefonatë ku dikush më thotë ‘motrës tënde i duhet një veshkë’, unë jam aty për t’ia dhënë”, është shprehur ajo.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale ishte një reagim nga Dafina Zeqiri. Këngëtarja publikoi në Threads një mesazh të fortë, ku shkruhej:
“Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë, në fund do të fillojë të bëjë performancë në vend që të jetojë të vërtetën.”
Ky postim është interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh thumbues ndaj motrës së saj, megjithëse Dafina nuk përmendi asnjë emër në postim.
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të…
Profesori amerikan Alon Ben-Meir nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e…
Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit? — Klan Kosova [...]Read More...
Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor? — Klan Kosova [...]Read More...
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës…