showbiz

Një muaj më parë Gjesti i shkatërroi zyrat dhe i kërkoi paratë, arrestohet në Kosovë drejtori i kompanisë “Onima”

Drejtori i kompanisë “Onima”, Ekrand Shabani, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila bëri të ditur se ndalimi është kryer me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, një person me inicialet E.Sh., për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmimi’ nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Prokurori i shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Kaltrina Shala.

Ndërkohë, kujtojmë se në muajin mars, artisti i njohur shqiptar Gjesti, në konsultim me avokatët e tij, kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Në një deklarim për media në atë kohë, këngëtari theksoi se kërkesa e tij ishte e qartë dhe lidhej vetëm me të drejtën e tij për të qenë i lirë në aspektin menaxherial dhe për të marrë paratë që i takonin nga marrëveshja me ONIMA.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj ‘Onima’. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe parët e mia”, u shpreh ai.

Prokuroria, sipas konfirmimit zyrtar, ka njoftuar se hetimet po vazhdojnë dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Tags: gjestionima

të fundit

Dinamo triumfon 4-2 ndaj Partizanit, Daja: Në start nuk e vlerësuam sa duhet ndeshjen, duhej ta kontrollonim më mirë

Ilir DajaDinamo ka mposhtur Partizanin  në derbin e luajtur ditën e sotme, në sfidën e vlefshme për javën e katërt…

9 seconds ago

Several people taken into police custody near Rama’s meeting in Vlora

Aktivisti Baki Goxhaj dhe disa persona pasditen e kësaj të shtunë janë shoqëruar nga policia në qytetin e Vlorës. Goxhaj…

22 seconds ago

Kremlini: Ende pa vendim për pjesëmarrjen e Putinit në G20, Zelensky duhet të shkojë në Moskë për takim

Moska ende nuk ka vendosur nëse Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë për të marrë pjesë në samitin e…

28 seconds ago

Identifikohet viktima e aksidentit fatal në Junik

Një person ka humbur jetën të shtunën pasdite si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Jasiq të Junikut. Sipas…

4 minutes ago

Fisnik Asllani rikthehet në fushë pas dëmtimit, aktivizohet në fitoren ndaj Stuttgartit

Ylli i Kosovës Fisnik Asllani më në fund e ka lënë pas lëndimin për të zhvilluar minuta në fitoren ndaj…

18 minutes ago

Shoqërohen nga policia disa persona pranë takimit të Ramës në Vlorë

Aktivisti Baki Goxhaj dhe disa persona pasditen e kësaj të shtunë janë shoqëruar nga policia në qytetin e Vlorës. Goxhaj…

19 minutes ago