showbiz

“Nipi yt është vëllai ynë?”, nënë e bijë ngrenë akuza ndaj Mustafait

Babë e bijë përballen në “Shihemi në Gjyq” për një dashuri të munguar.  Brikena e ka thirrur Mustafain në seancën e ndërmjetësimit dhe i kërkon përgjigje nëse ai është babai i saj sepse kurrë nuk e ka ndjerë prezencën e tij.

Nga ana tjetër, qëndron edhe konflikti lidhur me nipin e Mustafait. Mustafai i cili sapo ishte martuar jetonte në familjen e bashkëshortes. Vjehrri i dha një tokë në të cilën çifti ndërtoi një shtëpi dhe në këtë banesë, ai mori vëllain e vogël dhe nënën.

Të lidhura

None found

Vëllai i tij u martua dhe erdhi në jetë një djalë. Më pas, vëllai ndërroi jetë kur djali ende nuk kishte bërë 1 vjeç. Këtij fëmije, Mustafai i ka falur një dhomë në banesën e tij dhe Brikena thotë se ka parë një dashuri të pakufishme të babait të saj ndaj tij. Gjyshja dhe të afërmit flisnin vazhdimisht për këtë djalë, ndaj ajo ka dyshime për prejardhjen e vërtetë të tij.

Brikena: Rrinin duke thënë çuni, çuni, çuni! Iu drejtova babait, është një pyetje që s’ka pasur asnjëherë përgjigje se nuk ma ka dhënë. I thashë, pyeta është ky çuni është vëllai jonë?  Çfarë marrëdhënieje ke pasur me nusen e xhaxhait?

Mustafa: Këto gjëra, unë nënën time nuk e braktisa, unë nipin e dua dhe juve ju dua. Këto janë gjëra që i kombinon ti bashkë me nënën, këto nuk janë të vërteta!

Bashkëshortja e Mustafait, Dhurata ndodhet e pranishme në studio dhe ndërhyn në debatin e tyre. Ajo përmend disa situata që mbështesin pyetjet e së bijës.

Dhurata: Vëllai yt, kur ka vdekur rahmet pastë se po e përmendim, ka vdekur me divorc të hapur.  Dëgjove? Atë ditë që ka vdekur vëllai yt ka ardhur letra e gjyqit për t’u ndarë.

Mustafa: Këto gjërat unë nuk i di fare, nuk më intereson fare!

Dhurata: Ashtu se ty ta kanë mbajtur njerëzit, nëna jote, motrat e vëllezërit, ajo është puna jote!

Eni Çobani: Domethënë ka qenë duke u ndarë vëllai nga nusja?

Dhurata: Vëllai po, para se të vdiste vëllai kishin filluar letrat e gjyqit, i kanë bërë letrat e gjyqit e të gjitha. Në atë kohë vëllain e kanë çuar në spital në Tiranë, te 5, kanë firmosur për vëllain që e kanë shtruar, do i jepnin një lloj ilaçi, nuk e di se çfarë i kanë dhënë, atë e di e ëma me gjithë vëllanë e këtij, ne nuk e dimë. Atë ditë që ka shkuar vëllai, pas një jave na ka ardhur në shtëpi dhe na ka thënë që “dëgjo, unë kam ardhur të shoh çunin për herë të fundit”. I thashë pse ke ardhur të shohësh çunin për herë të fundit? “Unë do vdes se unë nesër do pi ilaçin dhe do vdes”.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ka qenë çuni atëherë?

Dhurata: Çuni s’i kishte mbushur 1 vjeç, ka qenë shumë i vogël. Dhe vjehrra, nusen atë natë që ka ardhur çuni nga Tirana në shtëpinë në Durrës, vjehrra ime atë ditë e ka çuar nusen te njerëzit e vet, te i ati. Ky i tha “unë nuk kam ku të të çoj ty atje se mua nuk më duan”. Ishin motrat e vëllezërit që ishin të gjithë kundër këtij (i drejtohet Mustafait). Se kur ka ikur nusja nga shtëpia në ’97 me gjithë foshnje, ky ka shkuar i ka dalë në mes të plumbave, ka shkuar e ka marrë, “hajde se ti vendin e ke në shtëpi”./klan

të fundit

Daniela Dimovska takes the helm of Skopje Criminal Court

Gjyqtarja Daniela Dimovska u zgjodh Kryetare e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.Vendimi u…

5 minutes ago

Raid in Skopje, drugs seized and a 33-year-old taken in

Dje në orën 17:30 në Shkupi, në rrethinën e Kisella Vodës policia nga SPB Shkup ka ndaluar 33-vjeçarin M.T. nga…

5 minutes ago

Ardian Gjini and Daut Haradinaj withdraw from their MP mandates, their replacements in parliament

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini dhe deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Daut Haradinaj janë tërhequr nga mandati i deputetit…

6 minutes ago

Cakolli explains constitutional deadlines: How the Assembly is constituted and the path toward the new Government

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se me certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, nga nesër nisin të rrjedhin afatet kushtetuese…

6 minutes ago

CEC certifies the June 7 result, here are the next steps

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një muaj pas mbajtjes së tyre.…

6 minutes ago

“The biggest popular mobilization of recent decades” / Italian media: Albanians have shed their fear, Rama is no longer seen as untouchable

Media italiane “IL Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestës antiqevritare në Shqipëri, e cila ka hyrë…

7 minutes ago