Një incident i dhimbshëm i ndodhi Nicole Scherzinger vetëm pak para koncertit të saj me “Pussycat Dolls” në Dusseldorf të Gjermanisë, pasi këngëtarja pësoi djegie në këmbë nga uji i valuar.
None found
Ngjarjen e bëri publike vetë artistja 48-vjeçare përmes “Instagram”-it. Ajo publikoi një fotografi ku shfaqeshin skuqjet dhe flluskat e krijuara në këmbë si pasojë e djegies.
“Sa e mrekullueshme është kur uji i valuar të bie në këmbë një orë përpara performancës. Por shfaqja duhet të vazhdojë”, shkroi Scherzinger në “Instastory”, duke sqaruar se incidenti ndodhi para koncertit të 26 shtatorit.
Megjithëse ishte dëmtuar, këngëtarja nuk hoqi dorë nga performanca në PSD Bank Dome. Ajo u ngjit në skenë së bashku me Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt.
Në përfundim të shfaqjes, Scherzinger shprehu mirënjohjen e saj ndaj publikut në Dusseldorf për mbështetjen. Ajo gjithashtu bëri të ditur se turneu do të vazhdonte në Amsterdam.
Nicole Scherzinger dhe “Pussycat Dolls” po zhvillojnë turneun “PCD Forever”, përmes të cilit grupi është rikthyer në skenat ndërkombëtare.
Propozimi i Partisë Demokratike për një hartë territoriale me 100 bashki nuk mori miratimin e mazhorancës në Kuvend.Opozita kërkoi që…
Fredi BeleriPërfaqësuesja greke mori fitore historike kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve, 1 – 0, e cila përkon me precedentin…
Përfaqësuesja e Kosovës U21 po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, ndaj…
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV-së dhe PDK-së. Në këtë moment…
Edhe pak kohë ka mbetur deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa takimet mes…
MPB njofton se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në Berovë, në të cilën ka ndërruar jetë një 83-vjeçar."Sot (28.09.2026),…