showbiz

Nga pasarela në shtratin e spitalit, Bella Hadid flet për sëmundjen dhe tregon gjendjen e saj

Bella Hadid është rikthyer me një shkrim në rrjetet sociale ku flet për trajtimin e sëmundjes Lyme me të cilën është duke luftuar prej kohësh. Supermodelja falenderon të gjithë ata që i qëndruan pranë e veçanërisht nënën e saj. Sëmundja Lyme është sëmundja transmetohet te njerëzit përmes pickimit të rriqrave të infektuara.

“Vetja ime e vogël që vuajta do të krenohej me veten time të rritur që nuk hoqa dorë. Falenderoj nënën time që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, që më qëndroi pranë, nuk më la vetëm, më mbrojti, mbështeti, por mbi të gjitha, që më besoi gjatë gjithë kësaj.

Të lidhura

None found

Të jetuarit në këtë gjendje, duke u përkeqësuar me kohën dhe punën, ndërsa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin krenarë, më kishin dëmtuar në mënyra që nuk mund t’i shpjegoj. Të isha aq e trishtuar dhe e sëmurë me më shumë bekime/privilegje/mundësi/dashuri rreth meje ishte ndoshta gjëja më konfuze ndonjëherë. një gjë që dua t’ju shpreh të gjithëve është se 1: Unë jam mirë dhe nuk keni pse të shqetësoheni dhe 2: Unë nuk do të ndryshoja asgjë për botën. Nëse do të më duhej të kaloja përsëri të gjitha këto, për të arritur këtu, pikërisht në këtë moment në të cilin jam tani, me të gjithë ju, më në fund e shëndetshme, do t’i bëja të gjitha përsëri. Më bëri kjo që jam sot.

Universi funksionon në mënyrat më të dhimbshme dhe më të bukura, por më duhet të them se nëse jeni duke luftuar – do të përmirësohet. Ju premtoj. Hidhni një hap larg, qëndroni të fortë, kini besim në rrugën tuaj, ecni në të vërtetën tuaj dhe retë do të fillojnë të pastrohen. Unë kam kaq shumë mirënjohje dhe perspektivë për jetën, kjo Lyme, sëmundje kronike, trajtimi, pothuajse 15 vjet vuajtje të padukshme, ia vlente të gjitha nëse mundem, dashtë Zoti, të kem një jetë të tërë duke përhapur dashurinë dhe duke qenë në gjendje të jem vërtet vetvetja.

U përpoqa të zgjedh fotot më pozitive që munda, sepse sado e dhimbshme të ishte kjo përvojë, rezultati ishte përvoja më ndriçuese e jetës sime e mbushur me miq të rinj, vizione të reja dhe një mendje të re. Do të kthehem kur të jem gati. Me mungoni shume te gjithe. Ju dua shumë të gjithëve”

të fundit

Flick krenar për Barcelonën: Gjermani synon fitoren e 100-të në krye të skuadrës

Hansi Flick ka shprehur krenarinë për rrugëtimin e Barcelonës nën drejtimin e tij, teksa është pranë arritjes së një momenti…

1 minute ago

Tension pranë qendrës së Tiranës, policia shoqëron me forcë të rinj dhe protestues

Disa shoqërime të paprecedenta kanë ndodhur pranë qendrës së Tiranës. Policia ka hyrë dhe pranë lokaleve dhe ka nisur të…

17 minutes ago

Muhamed Zekiri sentenced to 1 year and 7 months in prison

Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vjet e 7 muaj burg ish sekretarin e Qeverisë Muhamed Zekiri në lëndën…

18 minutes ago

Përparim Rama: I believe I will run for LDK leadership

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është i gatshëm të përfshihte në garë për kryetar të LDK-së. Këtë paralajmërim…

19 minutes ago

Përshkallëzohet protesta e 19 tetorit, fishekzjarre drejt selisë së PS-së dhe plumba manovër nga policia

Janë shtuar tensionet mes policisë dhe protestuesve edhe në protestën e sotme më 19 tetor. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në…

19 minutes ago

Tomë Gashi: Kurti masterfully managed the election of the president, PDK would have found it difficult to oppose Shiroka-Pula

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes…

20 minutes ago