showbiz

Liam Mandiaro del nga burgu, pritet të rikthehet në Big Brother Vip 3!

Arrestimi i Liam Mandiaro brenda ambienteve të “Big Brother Vip” ishte lajmi i cili qarkulloi me ditë të tëra në mediat shqiptare. Arrestimi i tij e befasishëm brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, për shkak të një dënimi të pashlyer vite me parë, u komentua gjerë e gjatë.

Por, pas ditësh në qeli, së fundmi Liami është liruar dhe mbrëmjen e kësaj të marte pritet të suprizojë shqiptarët dhe banorët e shtëpisë.

Të lidhura

None found

Lajmin se ish-banori 12 orësh i Big Brother Vip 3 ka lënë ambientet e burgut është bërë me dije nga gazetarja, Dasara Karaiskaj. Ajo ka publikuar një foto ku shihet teksa darkon në prezencën e Liamit i cili sapo ka lënë qelinë e burgut.

Sakaq, gazetarja ka paralajmëruar se ai do të bëhet sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Kjo foto është shkrepur mbrëmë, menjëherë pas shqyrtimit të çështjes. Mandi ishte akoma pa celular dhe pa kuletë, pra këtë darkë “celebration” për daljen dhe për rihyrjen në një tjetër burg, nuk e pagoi Liami. Miq prej një jete, i themi ne si shoqni. (Lumturia ime, dallohtt qartë në këtë foto besoj. Mandi ose Liami për të gjithë ju, ishalla, dashë Zoti…drejt fitores.”, shkruan Desara.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të Big Brother Vip 3, është publikuar axhenda e asaj çfarë do të ndodhë sot. E kryesore është vendosur Liami bashkangjitur me një pyetje: Liam Mandiaro rikthehet në shtëpinë e Big Brother?

Ky post është ripostuar edhe nga vetë Liami duke e voulosur kështu që BANORI MË I RI I SHTËPISË SË BIG BROTEHR VIP DO TË JETË LIAM MANDIARO!

Kujtojmë që Osmani u ndalua pasi Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

2 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

2 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago