Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, zbuloi pesë muj më parë se ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ajo nuk ngurroi që në profilin e saj në “Instagram” të ndante me ndjekësit foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur.
Por tani pritjes i ka ardhur fundi. Aktorja ka postur disa foto në rrjetet sociale, ku tregon se ka sjellë në jetë djalin e dytë.
None found
Siç shkruan bashkëngjitur me pozat e ëmbla, ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandijan, e kanë pagëzuar të birin me emrin Bodan.
Artistja fillimisht ka postuar një imazh me barkun e rrumbullakosur duke pozuar herë vetëm e herë me bashkëshortin e saj, ndërsa në fund, Eliza publikoi një foto të këmbëve të vogëlushit të porsalindur.
Ndërsa kujotjmë se aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, teksa u bekuan me një djalë. Ata e pagëzuan të voglin me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt e thërrasin Bourne.
Eliza dhe ish-lojtari profesionist i tenisit, e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2018.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar të premten aktakuzën ndaj 35 personave, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot në Klubin e deputetëve takim dypalësh me ministrin e Punës e…
Një vit pas dhënies së premtimit për ndërtimin e parkut memorial për viktimat nga zjarri në spitalin modular më 8…
Moska hakmerret duke mbyllur Konsullatën e Përgjithshme Gjermane në Shën Petersburg për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Bon…
Land Rover ka prezantuar Defender Wolf Series II, një automjet të ri të projektuar për përdorim ushtarak dhe që synon…
Xiaomi po synon të shkojë përtej telefonave inteligjentë. Në panairin IFA 2026 në Berlin, kompania kineze prezantoi planet për të…