showbiz

Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur, Labi prek zemrat e të gjithëve: Nga çdo dasmë e mbrëmje do të ndaj 150 euro për djalin e tij

Këngëtari dhe humanisti i njohur, Labinot Tahiri, ka prekur zemrat e të gjithëve me një vendim të madh që ka marrë së fundmi për familjen e artistit Shpat Kasapi, i cili u nda papritmas nga jeta në nëntor të vitit që lamë pas.

Përmes një postimi tejet emocionues në rrjetet sociale, Labi ka bërë të ditur se do të mbështesë financiarisht djalin e vogël të Shpatit, Roelin.

Të lidhura

None found

Ai ka treguar se përveç se e ka pasur shok e koleg Shpatin, ndihma e tij nuk ka munguar as më parë në rrugë private, por tashmë ky kontribut do të jetë i vazhdueshëm dhe i lidhur direkt me aktivitetin e tij muzikor.

“Nga ky sezon e tutje, dhe për sa kohë Zoti ma jep mundësinë të punoj, nga çdo mbrëmje vjetore-muzikore dhe dasmë do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, për shëndetin e tij dhe për ditët e jetës së tij”, ka deklaruar këngëtari, duke sqaruar se të hollat do t’i dërgohen nënës së djalit, Selvies.

Në shkrimin e tij, Labinot Tahiri ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm sigurie për familjarët e të ndjerit, duke iu drejtuar atyre që të mos shqetësohen për anën financiare.

“Zonja Selvie dhe nëna e Shpatit, mos u mërzitni për anën materiale. Sa të jemi ne, nuk do të jeni vetëm”, është shprehur ai, duke zbuluar se këtë premtim ia kishte dhënë më parë edhe Big Mamës dhe shokut të Shpatit, Xenit.

Labi ka shtuar se beson fort që kjo është dhurata më e bukur që mund t’i bëhet kujtimit të Shpatit, ndërsa ka falënderuar edhe mërgimtarët e shumtë që e kanë kontaktuar privatisht për të ofruar ndihmën e tyre për Roelin e vogël.

FOTO

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

7 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago