showbiz

Ndërhyn sigurimi, Amber Heard reagon e frikësuar ndaj Johnny Dep në gjyq (VIDEO)

Ndërsa ka javë që gjyqi vazhdon, Amber Heard dhe Johnny Depp patën një përballje ditën e djeshme në gjykatë. Pas një dëshmie të ngarkuar emocionale të aktores 36 vjeçare, gjykata bëri një pushim dhe ata për pak u përballën me njëri-tjetrin.

Ditën e dytë që Heard dëshmoi në gjyq, ajo ndau detaje të tmerrshme rreth dhunës seksuale që pretendon se pësoi nga ish burri i saj. Duke u dridhur dhe duke qarë, aktorja tregoi se si 58 vjeçari e goditi, kërcënoi dhe dhunoi me shishe.

Të lidhura

None found

Teksa 36 vjeçarja u ngrit nga karrigia, Depp, filloi të lëvizte drejt saj. Siç shihet në video, në atë moment ka pasur pothuajse kontakt me sy mes dy ish-bashkëshortëve. Heard, me një shprehje të frikësuar në fytyrë, bëri një hap pas ndërsa një punonjës del para aktorit.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” ngriti supet me indiferentizëm dhe i ktheu shpinën ish gruas së tij. Sipas New York Post , pas “takimit të shkurtër”, Depp ka dalë për të pirë një cigare, ndërsa Heard ka qëndruar në vendin e saj gjatë gjithë pushimit prej 15 minutash.

Gjatë dëshmisë së saj ditën e djeshme, 36 vjeçarja përshkroi një sherr të fortë që çifti pati në mars të 2015-ës, gjatë kohës që jetonin në Australi dhe Depp po xhironte filmin e pestë të “Pirates of the Caribbean”. Heard pohoi se pas një sherri me Depp, ai kërcënoi se do ta priste me një shishe.

 

Aktorja pretendoi gjithashtu se i kishte grisur rrobat dhe e përdhunoi me shishe, ndërsa e kërcënoi se do ta vriste. Heard detajoi mes të tjerash dhe një incident në avion pasi Depp ishte bërë xheloz për aktorin James Franco. Sipas saj, Depp e urrente faktin që ajo po punonte me James.

“Ai më quajti një kurvë”, tha aktorja duke shtuar se kur u përpoq që të largohej, Depp e ka goditur me shuplakë. “Nuk më lëndoi fytyrën, thjesht u ndjeva në siklet për këtë që po bënte para të tjerëve”, tha ajo, duke shtuar se më pas e goditi pas shpine.

të fundit

Mbeta pa fjalë”, Uli Hoeness rrëfen tronditjen nga incidentet me Jamal Musialan

Incidentet e fundit që përfshijnë gjermanin Jamal Musiala kanë tronditur thellësisht jo vetëm tifozët, por edhe hierarkinë e lartë të…

25 seconds ago

Ulutaş takohet me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film…

2 minutes ago

Itali, arrestohen 7 persona të dyshuar për grabitjen e bankomateve me eksploziv

Shtatë persona janë arrestuar në Itali, pasi dyshohet se janë pjesë e një bande që ka kryer një seri grabitjesh…

6 minutes ago

Parandalohet përplasja mes të miturve, ndërhyn policia, procedohen 28 të rinj!

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi zhvillimin e konfliktit ndërmjet disa të miturve. Procedohen në gjendje të lirë 28 shtetas…

10 minutes ago

Zjarri përfshin mbi 15 shtëpi e objekte në Çanishte pranë Prilepit, flakët vijojnë të jenë aktive

Pamje të trishtueshme në fshatin Çanishte të Mariovës është parë edhe sot, ku më shumë se 15 shtëpi dhe ndërtesa…

14 minutes ago

Macinka: Czechia wants North Macedonia to join the EU as soon as possible

"Republika Çeke mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe është e gatshme të bëjë gjithçka që është…

21 minutes ago