Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor është banori i radhës që i bashkohet “Big Brother VIP”.
Ai ka lindur në Tiranë në 30 mars 1985 dhe jeton në Tiranë me bashkëshorten dhe djalin.
Violina ka qenë pasioni i tij që në një moshë fare të vogël dhe mund të quhet dashuria e jetës së tij. Falë talentit, përkushtimit dhe devotshmërisë, ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në këtë fushë dhe të jetë një ndër instrumentistët më të kërkuar në tregun muzikor por edhe në evente familjare.
Ish-pjesëtar i grupit të mirënjohur muzikor “Threedots”, Ervini ka kompozuar hite për këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare. Krahas punës individuale, Ervini është aktualisht pjesë e Batalionit B13, banda e parë e muzikës orientale në Shqipëri (live music në dasma, koncerte)…
Prej 18 vitesh, është praktikant i fesë muslimane dhe falet 5 herë në ditë, teksa shprehet se nuk do ndalet ta bëjë këtë edhe brenda shtëpisë së “BBVIP”. Ai tha se edhe ushqimi ne do të ndarë, hallall”.
Nga ana tjetër ka një paralajmërim për banorët: “Rujuni se nuk i dihet!”.
Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…
Paul Scholes beson se Bruno Fernandesit nuk mund t’i besohet më si kapiten i Manchester United dhe sugjeron që ai…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, përballet me pesë akuza penale që përfshijnë 15 episode të dyshuara. Sipas njoftimit të SPAK-ut të 20…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.…
Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë…
Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…