Divorci i saj i parë i “hapi sytë” Kris Jenner-it për botën dhe e bëri të kuptojë rëndësinë e parasë.
Pasi s’kishte më burrin, Robert Kardashian, që të kujdesej për financat e tyre, Kris nisi të marrë situatën në dorë e t’i japë drejtim shpenzimeve të saj.
None found
“Një ditë, shoku im më tha kur po kaloja divorcin tim nga Roberti, “Sa kushton kopshtari juaj?” Dhe unë thashë: “Nuk e di”, dhe ai pyeti i habitur: “Nuk e dini?”
Kjo ishte pika e kthesës për mua: Isha në siklet që nuk e dija. U zgjova një ditë me përgjegjësi që nuk i kisha pasur më parë.” tregoi Jenner.
“Ndjeva një ndjenjë kaq të madhe arritjeje që isha në gjendje t’i kuptoja të gjitha dhe të paguaja faturat e mia dhe të bëja paratë e mia dhe të paguaja taksat e mia. Dhe kishte raste kur nuk kisha shumë para, por isha shumë e organizuar”.- vazhdoi ajo.
Kështu, Jenner nisi të studiojë botën e biznesit dhe e mori seriozisht atë, duke i investuar paratë në ato biznese që premtonin më shumë dhe ia doli të ngrinte një “perandori”.
Tashmë, pasuria e Kris Jenner i ka kapur 190 milion dollarë, sipas të njohurës “Forbes”.
Ditën e sotme, një vrasje me armë zjarri raportohet të jetë regjistruar në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, nuk dihen ende…
Operacioni policor i koduar “Akciza 3” ka finalizuar goditjen e një rasti të dyshuar të kontrabandës së mallrave nga Greqia…
Kina po kundërshton thirrjet në Shtetet e Bashkuara për të ngadalësuar zhvillimin e inteligjencës artificiale, pasi Pekini e sheh teknologjinë…
Ed Sheeran ka thënë se situata në Gaza është “katastrofike dhe e pajustifikueshme”, gjatë koncertit të tij të parë solo…
Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të ketë sërish tubim të qytetarëve. Në ditën e pestë, protesta do…
Paraditen e kësaj të diele, 20 shtator 2026, një vrasje me armë zjarri është regjistruar në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake,…