Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania” u diskutua marrëdhënia e Meridianit dhe Arjolës që kanë patur miqësi shumë të ngushtë jashtë, mirëpo brenda shtëpisë duken shumë të distancuar nga njeri-tjetri. Meridiani prej ditësh ka shprehur pakënaqësinë e tij për sjelljen e Arjolës duke u shprehur se nuk e ka pritur ngrohtë. Sonte ai tha se Arjola brenda shtëpisë nuk është ajo që ka njohur jashtë , ndërsa Arjola tha se ajo e ka ndjerë të largët Meridianin dhe ndaj nuk është afruar.
“Shoqëria ime me Meridianin është shoqëri e konsoliduar jashtë. E kam pritur mjaft mirë ardhjen e tij dhe i kam thënë ‘hajde ulu’. Kam tentuar të ulem e të flas por ai është çuar e larguar dhe nuk ja kam marrë për keq. Kam pas fatin të bëj shumë miq nga jashtë dhe nuk i kam kërkuar llogari nëse më mbrojnë apo jo, nëse më mbajnë krahun apo jo. Unë e di peshën time dhe jam e vetëdijshme çfarë peshe kanë ata tek unë. E kam ndjerë Meridianin distant dhe mendova që kjo është loja e tij.”
None found
Nga ana tjetër, Meridiani është përgjigjur duke u shprehur se i mungon Arjola që njeh jashtë e cila është e qeshur dhe plot batuta.
“Ne kemi qenë shumë të afërt dhe ajo nuk më shpëtoi kur ne kemi patur dreka, darka familjare dhe nuk doja të ndikoja tek loja Arjolës. Deri diku kam qenë i prekur, por në momentin që cënohet kuadrati im, secilit do t’i tregoj atë që meriton. Mua m’u cënua kuadrati kur Arjola më tha ‘bën si kalama. Më mungon Arjola që kam njohur nga jashtë: ka batuta pafund, ka logjikë, nuk bërtet kurrë.Arjola është shumë e qeshur ka batuta pa fund jashtë,. Se kam dëgjuar kurrë të bërtasë. Këtu e shoh ndryshe, të tjerët mbase nuk e kuptojnë. Nuk jam xheloz për marrëdhenien e saj me Ilirin. Nejse secili këtu ka ardhur të bëjë lojën e tij.
Ai nuk ngurroi të hidhte dyshime mbi raportin e saj me Ilirin, duke thënë se po bëjnë lojë, gjë kjo e cila është mohuar nga Arjola. A do i rregullojnë ata raportet tani e tutje? Mbetet për tu parë.
Katër persona janë vënë në pranga gjatë dy operacioneve nga Policia e Vlorës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa…
Një muzikant 55-vjeçar me origjinë nga Siçilia ka humbur jetën në një dhomë hoteli në qendër të Perugias, ndërsa kolegu…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për lirimin nga paraburgimi dhe caktimin ndaj…
Prej mesnatës së kaluar, një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive pranë Palasës, duke përfshirë një kodër. Flakët…
Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, nga debati për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, reagimet e Bashkimit…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftoi këtë mëngjes LAMM.LAMM raporton se intensiteti i…