showbiz

Miley Cyrus riktheu një moment gjatë një koncerti të vitit 2022: Kisha dhimbje të tmerrshme

Miley Cyrus ka folur për herë të parë në një intervistë të re rreth një përvoje traumatike që pati dy vjet më parë.

Në një intervistë me Zane Lowe, ajo zbuloi se pak para se të performonte me Lorne Michaels dhe Dolly Parton, një kist ovarian shpërtheu.

“Nuk e dinim saktësisht se çfarë po ndodhte, kështu që e bëmë shfaqjen gjithsesi”, tha Miley, duke shtuar se kishte shumë dhimbje.

“Ishte mjaft traumatike sepse isha tmerrësisht e rraskapitur, por prapëseprapë e bëra performancën”, theksoi ajo.

Si kujtesë, këngëtarja së fundmi i surprizoi fansat e saj duke publikuar një këngë të re, “More to Lose”.

Ajo e shoqëroi këngën me një video bardhë e zi që alternon midis pamjeve të saj të mbuluara me kristale, e veshur me një fustan të gjatë klasik dhe, drejt fundit, një pallto të errët me një pëlhurë transparente mbi fytyrë.

“Në një këngë si “More to Lose”, përpiqem t’i këndoj të gjitha me përpjekjen e parë. Shtoj harmonitë e mia, modifikime të vogla në fund, por është vërtet një histori dhe nuk dua që asgjë ta ndërpresë, ta mendojë shumë ose të ndjekë përsosmërinë”, tha Cyrus në një bisedë rreth këngës të postuar në Instagram.

Kënga është përfshirë në albumin “Something Beautiful”, i cili do të publikohet më 30 maj. Përmbledhja e projektit e përshkruan atë si “një përvojë vizuale unike, e nxitur nga fantazia, që paraqet 13 këngë origjinale nga albumi i ardhshëm. Një operë pop e veçantë nga mendja e Miley Cyrus”.

 

të fundit

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…

21 minutes ago

“Kisha ankth, nuk flija”, të pathënat e karrierës së Aurela Gaçes: Rrezikoja të mos këndoja kurrë, për 3 muaj një dhimbje e madhe

Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…

26 minutes ago

I dashuri i Dua Lipës vjen me deklaratën ‘bombë’ që me siguri do të ketë habitur edhe vetë këngëtaren

Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…

42 minutes ago

Kremlini kritikon pjesëmarrjen evropiane në negociatat e paqes për Ukrainën, njofton mungesë informacioni nga SHBA

Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…

1 hour ago

Nafta më e lirë? Kosova vendos çmim tavan për tregtarët e karburantit

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës…

1 hour ago

“Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin

Një zhvillim i fortë juridik ka shoqëruar çështjen e bujshme të operacionit policor “Metalurgjiku” në Elbasan. Pas një seance maratonë…

2 hours ago