showbiz

Mesazhi për Meritonin në “Big Love”, reagon Zhaklin Lekatari

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli pak edhe për “Big Brother VIP3”. Pak ditë më parë ajo dërgoi një mesazh në aplikacionin “Big Love”, për Meriton Mjekiqin, ku shprehu simpati për lojën e tij në shtëpinë më të famshme. (lexo këtu)

“Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur por mos harro që ne fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur. Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës por i cilësisë. Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë metalitetin kampion”, shkruhej në mesazh.

Ndërkohë e pyetur në “Wake Up” në lidhje me këtë mesazh, Lekatari shprehet:

“Mesazhi i ka dhënë të gjitha. Duke qenë jashtë Big-ut kam simpati për të gjithë ose nuk kam simpati për të gjithë. Big Love është gjetje shumë e bukur, unë doja ta çoja atë mesazh”.

Sa i takon lidhjes së dashurisë mes Meritonit dhe Ilnisa Agollit, Zhaklina u shpreh se është bukur të shohësh ‘dy prindër beqarë dhe me diferencë në moshë të dashurohen’.

“Kjo na tregon se dashuria nuk është ajo që shohim nëpër filma. Dashuria është e bukur kur është e vërtetë. Mua më pëlqen thyerja e steriotipeve. Ky shembull më pëlqen shumë dhe duhet të vlerësohet”, tha gazetarja e njohur.

të fundit

McLaren paralajmëron modelin e ri me 820 kuaj fuqi dhe motor hibrid

McLaren ka lënë të kuptohet për supermakinën e ardhshme përmes një statuje gjigante të vendosur në Covent Garden të Londrës.…

2 minutes ago

Pse veturat kineze shiten shumë më lirë se modelet evropiane?

Shteti kinez subvencionon prodhuesit vendas të automjeteve në disa mënyra. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme pse veturat kineze…

2 minutes ago

Messi zgjedh Yamal dhe Cubarsin për Trofeun Kopa, ndërsa befasia vjen nga vendi i tretë

Lionel Messi ka treguar edhe një herë lidhjen e veçantë me Barcelonën, duke i dhënë përparësi talenteve të akademisë së…

3 minutes ago

Ahmet Haliti rrëfen kujtimet nga Hysi dhe emocionet e trofeut të parë

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen…

9 minutes ago

Thirrja e të riut në protestë: Në 28 nëntor të bashkohen të gjithë shqiptarët për çlirimin final të vendit, Rama nuk na dëgjoi për 135 ditë!

Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve të pranishëm ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28…

15 minutes ago

Operacion policor në pesë qytete, arrestohen 13 persona për vepra të lidhura me drogën

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

36 minutes ago