showbiz

Merr fund pritja…Olta dhe Luizi do të sjellin një histori “të vërtetë” dashurie: Zbulohet titulli i filmit

Luizi dhe Olta aktualisht janë në xhirimet e filmit më të ri, në të cilin do jenë protagonistët kryesorë.

Ditën e djeshme, Luiz postoi në “InstaStory” një foto ku shfaqej së bashku me Oltën dhe krahas saj shkruante thjesht “Filloi…”.

Të lidhura

None found

Dy ish-banorët e “BBV 2” shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti dhe ata do të jenë dy personazhet protagonistë. Sot, janë zbuluar detaje të reja. Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin “Ëake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.

Personazhet e tjerë në film mund të jenë dhe ish banorët e Big Brother Vip, por edhe aktorë të tjerë. Data se kur do të publikohet ende nuk është bërë e ditur, mirëpo ne mezi po e presim!

të fundit

Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin polak TVP World, në emisionin World Talks, deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për krizën…

10 minutes ago

Laçi synon kthesën në fushën e vet, Partizani udhëton me objektiv të qartë! Nis përballja

LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...

13 minutes ago

Fillon përballja në “Selman Stërmasi”, Tirana synon surprizën e madhe dhe Teuta s’ka më vend për gabime

LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...

13 minutes ago

Protestuesi akuzon policinë për thyerjen e hundës së djalit student: Qëndroi tre ditë në qeli

Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…

20 minutes ago

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

22 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

23 minutes ago