showbiz

Mehdi Malkaj: Viti më i bukur i jetës sime, djali s’është më përdorues dr*ge

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 Dhjetorit në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli.

Aktori ka ndarë me publikun një nga momentet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar vitin që sapo lamë pas si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.

Ndryshe nga pritshmëritë që lidhen me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, arsyeja e këtij vlerësimi është personale dhe shumë e fortë: djali i tij ka arritur të heqë dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.

Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.

“Unë mendoj se ky është viti më i bukur i jetës dhe familjes time. Për një arsye shumë të fortë: unë kam dy fëmijë, djalë edhe vajzë. Djali ka qenë përdorues droge për shumë vite, tani nuk është më. Nëse e urren dikë shumë, mos e mallko kurrë “të pafsha fëmijët të përdorin drogë”. Kam vite të tëra që kam luftuar, familja… Nëse ke një gjë të tillë kështu, nuk ka asnjëherë shtëpi…”.

Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella tek aktori, por ai tregon se sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.

Për Malkajn, rikuperimi i djalit nuk është vetëm një fitore familjare, por edhe një mesazh për të gjithë prindërit që përballen me sfida të ngjashme: durimi, mbështetja dhe dashuria janë çelësi për të tejkaluar varësinë.

Tags: mehdi malkaj

të fundit

Horoskopi 14 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Dashuria do të marrë vëmendje të veçantë sot, ku një bisedë…

3 hours ago

Ndeshja me Juventusin nuk është vendimtare, trajneri i Interit bën deklaratën e forte para përballjes në fushë

Nesër është një ndeshje me një rëndësi jo të vogël, për të përdorur një eufemizëm, për Interin, megjithatë një pjesë…

3 hours ago

Aksident tragjik në Athinë! Makina ku po udhëtonte adoleshenti shqiptar bashkë me dy shokët e tij u përplas me pemën, humb jetën 15-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Dhimokratias” në periferi të Athinës. Policia greke…

3 hours ago

EMRI/ Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qerret, në Durrës, ku një burrë i identifikuar si Ardian…

4 hours ago

“Ke shkuar pas një vajze 23-vjeçare”/ Kristi ‘përplaset’ me Mirin: Ke fjetur me vajzën tënde i bie? S’të vjen turp

Dinamikat në Big Brother VIP 5 janë ndezur përsëri, teksa banorët po luftojnë për të siguruar Çmimin e Madh. Dy…

4 hours ago

Luiz Ejlli flet pa doreza për Rogertin: Ja arsyeja se pse produksioni po e mban akoma në shtëpi

Luiz Ejlli ka shpjeguar për publikun arsyen e vërtetë se pse Rogerti vazhdon të jetë pjesë e shtëpisë së “Big…

4 hours ago