Më 1 Janar, u transmetua E Diella e parë, një episod special që solli për publikun një atmosferë festive, plot muzikë, nostalgji dhe surpriza të papritura.
Studioja u kthye në një festë të vërtetë, ku artistë dhe moderatorë kënduan e festuan së bashku, duke krijuar një klimë të ngrohtë dhe pozitive për teleshikuesit.
Por momenti që rrëmbeu vëmendjen dhe u kthye menjëherë në lajmin surprizë të ditës, ishte deklarata e këngëtarit Sinan Hoxha.
Teksa ndodhej në studio dhe bisedonte me moderatoren Megi Pojani, Sinani zbuloi se gjatë një bisede në tavolinë, Megi i kishte kërkuar që ai të ishte pjesë e një momenti shumë të rëndësishëm personal.
Me tone humori, por edhe seriozitet, këngëtari bëri publik lajmin që shkaktoi reagime dhe të qeshura në studio:
“Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për vitin 2026. Më 12 gusht martohet.”
Deklarata e Sinanit u prit me entuziazëm dhe habi nga të pranishmit, ndërsa kamera u fokusua menjëherë te Megi Pojani, e cila, pa hezitim, e konfirmoi lajmin me një përgjigje të shkurtër, por domethënëse:
Kujtojme se Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë bashkë prej disa vitesh edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë publikisht, fotot dhe videot në vendet e njëjta e kanë vërtetuar romancën e tyre.
Një krisje ka ndodhur mes raportit të Mirit dhe Selin në Big Brother Vip 5. Gjatë diskutimit mes tyre, Selin…
Raportuesja Speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, reagoi ashpër ndaj thirrjeve…
Safet Rustemi, i njohur si Safet Bajri, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, ku kundërshton masën e…
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtatë të miturit e arrestuar gjatë protestës së opozitës. Pas vendimit,…
Mbrojtja e Krasniqit tha se ZPS-ja nuk ka verifikuar autorësinë, autenticitetin apo besueshmërinë e materialeve që u sekuestruan në nëntor…
Për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë…