kosovë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Avokatja: Prokuroria nuk vërtetoi autorësinë e materialeve të sekuestruara në shtëpinë e Krasniqit

Mbrojtja e Krasniqit tha se ZPS-ja nuk ka verifikuar autorësinë, autenticitetin apo besueshmërinë e materialeve që u sekuestruan në nëntor të vitit 2020 në shtëpinë e klientit të tij.

Avokatja Venkateswari Alagendra, tha se dihet që Krasniqi ka botuar libra dhe Prokuroria “nuk merr parasysh provat se Krasniqi po mblidhte materiale në lidhje me UÇK-në pas luftës për të shkruar librin e tij dy dekada më parë”.

Të lidhura

None found

Sipas saj, Krasniqi e dinte që ZPS po hetonte në Kosovë shumë më herët sesa kur u ngrit aktakuza ndaj tij, dhe fakti që nuk i ka shkatërruar këto materiale që mund ta inkriminojë, duhet shihet si pozitiv dhe pretendoi se është fakt që ai është i pafajshëm.

“Nëse Krasniqi do të kishte menduar se materialet hulumtuese dhe dokumentet e tjera në shtëpinë e tij do të ishin pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, ku dhe ai bënte pjesë, apo që ishin inkriminues për të, pse t’i mbante ato. Fakti që i mbajti dhe nuk i shkatërroi duhet parë në favor të tij sepse ai është i bidur që është i pafajshëm”, tha ajo.

Avokatja tha se Prokuroria ka shtrembëruar fjalën hyrëse të Krasniqit, duke thënë se ai ka pranuar se dokumentet ishin të tij.

“Ai asnjëherë nuk ka thënë se materialet e gjetura në shtëpinë e tij kanë qenë të shkruara prej tij. Ai në fakt ka pranuar se ka bërë disa shënime për të shkruar një libër, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërish materialet ishin për konfliktin. I përket Prokurorisë të vërtetojë se këto dokumente lidhen me akuzat përfshirë autorësinë e Krasniqit dhe të vërtetojnë autenticitetin dhe besueshmërinë e dokumenteve, diçka që nuk e kanë bërë deri më tani”, tha ajo./REL

të fundit

Kosova mposhtet sërish nga Italia, ndeshja me Gjeorgjinë vendimtare për kualifikimet

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi nga Italia në kuadër të Grupit 10 të raundit…

53 seconds ago

Mendi Qyra: Në vitin e parë shlyem 2.5 milionë euro borxhe dhe çuam përpara projektet

Në vitin e parë të mandatit si kryetar i Komunës së Strugës Mendi Qyra thekson se ka arritur të shlyejë…

7 minutes ago

Kosova i bashkohet deklaratës së Samitit të Fëmijëve, Kurti shpjegon synimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit…

8 minutes ago

Dustin Hoffman flet për akuzat e vitit 2017: “M’u deshën dekada të kuptoja se flirtimi mund të ishte i papërshtatshëm

Aktori i njohur amerikan Dustin Hoffman ka folur për herë të parë në mënyrë të gjerë rreth akuzave për ngacmim…

11 minutes ago

Një tjetër lëndim largon yllin e Real Madridit nga grumbullimi i Francës

Zinedine Zidane mund të përballet me një tjetër mungesë në Kombëtaren e Francës gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, pasi mesfushori i…

13 minutes ago

Monograph “István Schütz, the Hungarian friend of Albanians” presented in Pristina

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, është prezantuar zyrtarisht monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, me…

17 minutes ago