Meghan Markle mund të rikthehet së shpejti në aktrim, ndërsa raportohet se ajo dhe Princi Harry po shqyrtojnë mundësinë për të kaluar sërish më shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar, rreth gjashtë vjet pasi u larguan nga detyrat mbretërore.
Sipas “The Hollywood Reporter”, Dukesha e Sussex ndodhet në faza të avancuara bisedimesh për t’iu bashkuar sezonit të tretë të serialit të Netflix, “The Gentlemen”, i krijuar nga regjisori britanik Guy Ritchie.
None found
Personazhi që mund të interpretojë Markle thuhet se është ende në proces shkrimi dhe nuk është prezantuar zyrtarisht. Për rrjedhojë, mbetet e paqartë se në sa episode do të marrë pjesë ajo. Sezoni i dytë i serialit pritet të nisë më 3 shtator.
Markle dhe Ritchie besohet se janë njohur përmes miqve të përbashkët. Gazetarja Bronte Coy tha në emisionin “Today” të BBC Radio 4 se roli i mundshëm i Meghan mund të ketë ndikuar ndjeshëm në planet e çiftit për t’u kthyer në Britani.
“Është një pjesë vërtet e madhe e enigmës”, u shpreh Coy, duke theksuar se bëhet fjalë për një rol të rëndësishëm, për të cilin Meghan është shumë e entuziazmuar.
Publiku ndërkombëtar e njohu Meghan Markle përmes personazhit të Rachel Zane në serialin “Suits”, ku ajo u shfaq për shtatë sezone. Në vitin 2017, gjatë periudhës kur ishte e fejuar me Princin Harry, Markle i dha fund karrierës së aktores për t’u angazhuar si anëtare e familjes mbretërore britanike.
Një vit pas martesës, në vitin 2018, Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat si pjesëtarë aktivë të familjes mbretërore. Në vitin 2020, ata u zhvendosën në Kaliforni.
Raportimet e fundit bëjnë me dije se çifti po planifikon të rikthehet për të kaluar më shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar. Fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, thuhet se janë regjistruar në një shkollë britanike, ndërsa familja pritet të banojë në një rezidencë private jashtë Londrës.
Pavarësisht këtij rikthimi, Harry dhe Meghan pritet të mbajnë edhe shtëpinë e tyre në Kaliforni, së bashku me rezidencën në Portugali. Kjo lëvizje nuk do të nënkuptonte rikthimin e tyre në detyrat e anëtarëve aktivë të familjes mbretërore.
Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…
Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të…
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj e…
Industria muzikore ka dëshmuar ndër vite se provokimi dhe sensualiteti mund të kthehen në një strategji që tërheq vëmendjen e…
Pas modelit Peralta S, projektuesi Fabrizio Giugiaro dhe studioja italiane GFG Style kanë prezantuar Peralta D, një kupé Gran Turismo…
Personave të privuar nga liria u mungon qasja në kujdesin shëndetësor, kontrolleve specialistike dhe terapisë së rregullt. Avokati i Popullit,…