Para pak ditësh në media qarkulloi një video, në të cilën konkurrenti i “Për’puthen”, Princi shihej duke u shoqëruar në komisariat. Ai shfaqej i rrethuar nga disa policë që e shoqëronin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Për këtë arsye, Princi është detyruar të sqarojë ditën e djeshme në takimin me Aristelën se si qëndron e vërteta.
Princi tha se kjo video është bërë 3 vite më parë. Ai tha se nuk e di si ka dalë kjo video, sepse është xhiruar nga një efektiv policie. Princi tha se thjesht është shoqëruar në rajon, por nuk ka marrë asnjë precedent penal. Ai nuk preferoi të japë më tepër detaje, duke u shprehur se ka disa persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
“Nuk dua të flasë shumë për atë situatë. Ka ndodhur para tre vitesh, por prek dhe njerëz të tjerë ndaj nuk dua të flasë shumë. Nuk kam dëshirë të flasë. Thjesht jam shoqëruar në rajon, kam hyrë në një derë dhe kam dal nga dera tjetër. Nuk kam marrë precedent penal, nuk jam proceduar. Jam më i zgjuar se dje dhe më budalla sa nesër. Unë jam filmuar nga një polic dhe nuk e di si ka dalë në media kjo video”, tregoi Princi.
Gjithashtu ai tha se Aristela ishte vajza e vetme që e telefonoi pas publikimit të videos, duke u bërë merak për situatën.
Dashi Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e…
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të…
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror…
Vetëm dy ditë pasi u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj nuk ka hequr dorë nga deklaratat e…
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për…