showbiz

‘Me gruan nuk përdor fjalë injorante’, debat i ashpër mes Vesës dhe Arbrit: Flet broçkulla, të ka mbaruar koha si opinionist

Një debat i fortë ka ndodhur mes Arbrit dhe Vesës, ku kjo e fundit solli edhe një herë në vëmendje daljen e saj nga BBV3, ku po atë natë e ka quajtur Heidin injorante.

Vesa tregon se është prekur nga komenti i Arbrit, ku e pyet nëse e di apo jo kuptimin e fjalës injorante. Sipas Vesës, ajo është rritur artistikisht në mediat shqiptare, jeton në kufi me Shqipërinë dhe se ka lexuar shumë gjatë gjithë jetës, dhe një  pyetje e tillë e drejtuar nga Arbri e ofendon. Kështu ka nisur dhe kundërpërgjigjja e Arbit duke sjellë një debat me tone të larta në studio.

Vesa: Në Primen e fundit kur më keni nxjerrë, unë kam përdorur një fjalë që ia kam drejtuar Heidit injorante. Arbëri kur e komenton, thotë “moj Vesa a e di se çfarë do të thotë injorante?” Sepse mendoj që Meritoni dhe Bardhi kanë ëprdorur shumë shprehje që nuk i kanë ditur në Shqipëri. Ndërkohë Arbër unë jam rritur në mediat shqiptare artistikisht, unë jam rritur në kufi me Shqipërinë në Gjakovë me televizione shqiptare, unë jam rritur me Shqipërinë. Jam rritur sipër librave, kam lexuar shumë, injorante nuk është ndonjë fjalë e madhe për mos me u ditur, sepse është një fjalë e stërpërdorur që të më thotë një gazetare si mua, një këngëtare si mua që shëtit në treva shqiptare, më thotë a e di? Më vjen turp ta thuash ti që e ke një bashkëshorte që vjen nga Kosova, pse duhet ta thoje, pse të ma ulje imazhin aty? Më vjen inati dhe drejtohem ashtu.

Ledion Liço: T’ja marrim një përgjigje Arbrit?

Arbër Hajdari: Ndoshta kjo nuk na le të flasim neve.

Vesa: Ok vazhdoni më përqeshni. Kur dola njeri komentoi tha pse nuk këndove më shumë, tjetri tha veç këndoje dhe nuk debatoje, hajde dije tani, vendosi se çfarë doni të komentoni dhe urdhëroni, por mos përqeshni.

Arbër Hajdari: Për dijeni të Vesës, ajo duhet ta kuptojë që unë dashurinë për Kosovën e kam në shtëpi. Vesa nuk e ka akoma. Kjo është e para dhe me shumë rëndësi. Së dyti unë me gruan time nuk përdor fjalë injorante dhe nuk e di që këta e paskan për mirë. Ku e di unë i shkreti që këta e paskan për mirë!

Vesa: Kush tha që është për mirë? Kush tha që e kam përdorur për mirë? Unë mendoj që Heidi është injorante, pse të mos ia them? Ti thjesht më ke thënë që nuk e di se çfarë do të thotë injorante. Nuk thashë që është mirë.

Arbër Hajdari: Kur bërtet nuk do të thotë që ke të drejtë. Unë e kuptoj motër e dashur që ke një orë që mezi po pret të lexosh ndonjë mesazh të dalësh në Prime, por me mua nuk do e kapësh dot Primen, more vesh?

Vesa: Oj loqka ime unë e kam kryer Big Brother, as imazhin nuk ma prish dot ti. Unë jam shumë e lexueshme për të më ulur ti, për të më thënë se “ti nuk e di se çfarë domethënë fjala injorante”. Këto fjalë që të gjithë banorët i thanë për Heidin dhe ti sot, unë i kam thënë atë ditë në Prime. Unë jam shumë më përpara se ju, faleminderit.

Arbër Hajdari: Prandaj je jashtë se je më lart se të gjithë.

Vesa: Nuk dua të të dëgjoj më se s’ke të drejtë për asnjë gjë. Edhe ti je jashtë totalisht, të paska mbaruar koha me produksionin në Top Channel, duhet të të ndërrojnë si opinionist këtu.

Arbër Hajdari: Nuk ta jap më vëmendjen ik. Je t’u fol broçkulla.

të fundit

Akuzohet se falsifikoi dokumente për 9 vite, Prokuroria çon për gjykim noteren në Fier (EMRI)

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…

27 seconds ago

VIDEO/ Polemika në Kategorinë e Parë: Pogradecit nuk iu njoh goli, vendimi i arbitrit dhe anësorit shkakton debat

Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…

4 minutes ago

Dodge zbulon Charger-in Mopar ’27 për 90-vjetorin, prodhimi kufizohet në 270 makina

Dodge ka prezantuar Mopar ’27 Dodge Charger, një edicion të kufizuar të krijuar për të shënuar 90-vjetorin e Mopar, markës…

4 minutes ago

Arnis Ademi, mbrojtësi i ri i Fiorentinës pranë debutimit në Serie A: Kosova më kontaktoi dhe kam lidhje të veçanta emocionale

Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka…

15 minutes ago

Barcelona shqyrton shitjen e Baldes dhe ndjek dy kandidatë për zëvendësimin e tij

Barcelona po e konsideron largimin e Alejandro Baldes në afatin kalimtar të janarit si një mundësi për të krijuar hapësirë…

16 minutes ago

Flavio Bolsonaro arrives in Miami with his family after traveling through Argentina and Ecuador and obtaining a US visa

Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Miami të Floridës, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, pas humbjes në…

21 minutes ago