Së fundmi, Meriton Mjekiqi është përfshirë në një debat, ku shprehet se është ndjerë i ofenduar dhe i diskriminuar nga banorët se ai është shqiptar i Kosovës.
E gjithë kjo ka nisur nga një krahasim i bërë mes dy formateve ‘BBVK’ dhe ‘ BBVA’nga Julian Deda por pa tendencë.
Mirëpo, Meritoni ndonëse u injorua në debat, vazhdoi të pretendonte me zë të lartë se i është bërë padrejtësi. “Shqiptarët e Kosovës”, u përmend disa herë si frazë nga Meritoni por jo nga banorët e tjerë.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar dhe Vesa Smolica, ish-konkurrente e formatit të ‘BBV3’, teksa shprehet se është për tu ardhur keq që në vitin 2024 shtjellohen tema ndasish të kombeve.
Teksa ka folur gjerë e gjatë, Vesa merr shkas nga ky rast për të gjetur mundësinë dhe për të justifikuar termin ‘injorante’ qe i tha Heidit.
“Unë jam gazetare, e lexueshme, këngëtare me eksperiencat e mia në të gjitha trevat shqiptare, u trajtova në ‘Prime’ të fundit si ‘injorante’ që se di çfarë do të thotë kjo fjalë me që e kam përdorur( fjala e vetme negative që nxorra nga goja ime në 71 ditë, ndërkohë të tjerët s’lanë gjë pa bërë), u drejtuan te një vajzë që është rritur ngushtë me frymën shqiptare, me tv shqiptare dhe në mediat shqiptare artistikisht.”-shprehet Vesa.
Më pas Vesa e ka përqëndruar diskutimin në veten e saj, duke përmendur çdo situatë me të cilën ajo është përballë brenda shtëpisë, mënyra se si ajo asnjëherë nuk është faktorizuar, madje shton se të gjithë personat që shkruajnë mesazhe negative për të, të mos mundohen më gjatë pasi sipas Vesës është shumë e thjeshtë të gjykohet një person prej telefonit.
“Mua me ma prish imazhin kurrë e përjetë, mbani këto komente që s’ju marr parasysh, që po mi dërgoni, përvete, sepse është shumë e lehtë për të gjykuar prej celi. Por s’keni bo*e si unë për tu përballur me të gjithë ata që ti mohojnë të vërtetat që shihen në kamera 24/7 dhe ju imponohet të mendoni si thonë ata thuajse s’keni sy e veshë…”-shprehet Vesa e revoltuar.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur brenda një pusi…
Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohet nga liria një person Më 27.10.2026, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar…
Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë…
Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes dhe daljes nga shinat të…
Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...] Read More... The post Rritet në 86 numri i të…