Ditën e sotme një zarf i zi trazoi ujrat në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ky zarf kishte mbërritur për Oltën e cila ka akuzuar vazhdimisht produksionin që sipas aktores mban banorët me hatër dhe bën diferencime.
“Dënimi” i produksionit për Oltën ishte një paralajmërim i fundit në lidhje me këto akuza dhe sjellje të saj në shtëpi.
Kjo u diskutua edhe gjatë Prime-it të kësaj mbrëmjeje, ku moderatorja Arbana Osmani u shpreh se akuzat e Oltës janë të patolerueshme. Aktorja nga ana e saj, kërkoi ndjesë publike ndaj publikut dhe produksionit.
Biseda:
Arbana: E kuptoj kur këto akuza nga fansat tuaj, por të bëhen akuza të tilla nga ju që i dini gjërat dhe e dini si trajtoheni është e patolerueshme.
Olta: Doja të kërkoja shumë ndjesë, pikë së pari për stafin kaq të madh që na bëjnë të ndjehemi mirë dhe pikë së dyti dua ti kërkoj ndjesë publikut, nëse ndonjëherë nga lodhja dhe stresi mund të themi diçka më tepër, fare të pabazuara e të pavërteta. Nëse do të kisha pikën e dyshimit do të isha jashtë. Problemi është që, kam frikë se do ta bëj prapë.
Arbana: Duhet ta kuptoni peshën e fjalës që keni, çdo veprim i juaji është i monitoruar. Mos mendoni se ka favorizimi sepse nuk ka, nuk ka patur ndonjëherë dhe nuk do të ketë asnjëherë. Le ta marrim seriozisht këtë klauzolë të rëndësishme të formatit.
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë, kundër praktikave të gjykatës speciale dhe persekutimit të…
Mbledhja vendimtare e kabinetit të sigurisë së Izraelit është duke u zhvilluar, ku po pritet të hidhet në votim propozimi…
Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Vjollcë të Mirditës, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër operacionin për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë një sipërfaqe të…
Jennifer Lopezi iu refuzua hyrja në një dyqan Chanel në qendrën tregtare Istinye Park në Stamboll, Turqi, pasi sigurimi “nuk…
Sara Kolami di gjithmonë si të befasojë ndjekësit e saj. Këtë herë, moderatorja e njohur ka bërë një transformim…