showbiz

Me dy djemtë e saj dorë për dore, Çiljeta Xhilaga shkëlqen në pasarelën VIP (VIDEO)

Në ndryshim nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar që janë përpjekur ta ruajnë sa më hermetike jetën private, Çiljeta Xhilaga jo vetëm që s’e ka bërë diçka të tillë, por na ka bërë herë pas here protagonistë të lumturisë së saj. E sigurisht që për një të nuk ka lumturi më të madhe se dy djemtë e saj.

Djemtë e saj? Dy? Me siguri po mendoni se ky është një lapsus, por jo, nuk është kështu pasi këngëtarja e njohur konsideron si të sajin edhe djalin e Alban Hoxhës, njeriut që i ka marrë zemrën prej vitesh. Xhilaga dhe portieri i ekipit të Partizanit janë në një lidhje të konsoliduar, lidhje kjo e cila është kurorëzuar në bashkëjetesë. Në një intervistë të para pak kohëve, Çiljeta foli për jetën e saj të re me tre burra në shtëpi.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tri burra në shtëpi. Djali i Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, por kur ta ketë bëë risk Zoti. Të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri.”-u shpreh ajo në “Goca dhe gra”, e mesa duket çdo fjalë është e vërtetë.

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur ka publikuar një video në Instagram-in e saj një video të veçantë: parakalimin në sfilatën e Joni Peçit me dy zemrat e saj: Fernandon dhe Bekon. Të shumtë janë ndjekësit që e kanë përgëzuar dhe uruar për këtë moment aq të bukur në jetën e të treve, që meriton të quhet SUKSES BRENDA FAMILJES. Nuk kemi çfarë të shtojmë tjetër, pasi fansat kanë thë gjithçka, por po ju lëmë të shijoni shkëlqimin e mami Çiljetës dhe dy dashurive të saj.

të fundit

Qeset poshtë syve: çfarë problemesh shëndetësore mund të fshehin

Shfaqja e qeseve poshtë syve shpesh shihet thjesht si një problem estetik, i lidhur me net pa gjumë ose me…

4 minutes ago

De Biasi rrëfen për herë të parë, karrierën si lojtarë dhe miqësinë me Edi Ramën

De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, po pret një telefonatë për aventurën e tij të radhës: “Përvoja më bën të ndihem…

15 minutes ago

Tarifat e reja doganore hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj një sërë shtetesh, si pjesë e…

30 minutes ago

Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të…

55 minutes ago

RTSH në kolaps financiar, Eni Vasili shkresë Ministrisë së Financave: Janë konstatuar miliona euro abuzime, ku kanë shkuar fondet

Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) ndodhet përballë një krize të rëndë financiare, e cila kërcënon seriozisht funksionimin e tij normal. Lajmi është…

1 hour ago

“Propagandë e Hamasit”/ Netanyahu: S’ka mungesë të ushqimeve në Gaza

Kryeminstri izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se ka biseduar me drejtuesin rajonal të Kryqit të Kuq, Julien Lerisson, dhe i ka…

1 hour ago