showbiz

“Më censuruan”/ Pas largimit nga “Big Brother Vip” Jetmirit s’i del e keqja, sulmon sërish produksionin (VIDEO)

Pas largimit nga “Big Brother Vip”, spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Jetmiri duket se i ka shpallur “luftë” të hapur këtij formati dhe produksionit, ndaj të cilit ka vënë vazhdimisht në dyshim transparencën e tij. Në një video të postuar në rrjete sociale  pas daljes ngë BBV, Jetmiri shprehet se i është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni. Siç shprehet ai, vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi pas një trysnie psikologjike nga produksioni i këtij formati. (lexo këtu)

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në “Prime” e kaluar mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të  këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, tha Jetmiri.

Tags: bbv3jetmiri

të fundit

Shorti i Champions League, përballje të mëdha

Liga e Kampionëve 2025/26 ka filluar. Në Montecarlo është hedhur shorti i fazës në grup, skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e…

13 minutes ago

Skema piramidale online u grabiti 20 milionë dollarë shqiptarëve, eksperti i IT: Janë 10 mijë viktima

Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq…

50 minutes ago

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Kurtin dhe ministrat deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë

Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin…

1 hour ago

Sulmet në Kiev, Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen! BE do vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit…

1 hour ago

Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në…

1 hour ago

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi: Nuk jam unë në shënjestër

Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave shpërthimi me lëndë plasëse…

2 hours ago