showbiz

“Mbrëmë u takuam me Vanesën”/ Indri zbulon marrëdhënien me këngëtaren pas Ferma VIP: Më erdhi spontanisht ta përqafoja

Pak para finales së madhe të “Ferma VIP”, disa prej ish-konkurrentëve më të komentuar të këtij edicioni kanë ndarë në studio përjetimet e tyre pas daljes nga reality show, marrëdhëniet me banorët e tjerë dhe mënyrën se si janë pritur nga publiku.

Gjysmëfinalisti Romir Zalla pranoi se rikthimi në jetën e përditshme nuk ka qenë aq i thjeshtë sa e kishte menduar. Aktori foli edhe për mënyrën se si është perceptuar loja e tij nga publiku, duke theksuar se shpesh është ndjerë i keqkuptuar.

Të lidhura

None found

“Më vjen keq që tendenca ka qenë më shumë për të na keqkuptuar sesa për të na kuptuar. Keqkuptimi më i madh ka qenë puna e të qenurit ‘aktiv’, një nocion që unë e konceptoj ndryshe nga të tjerët”, tha Romiri.

Ndërsa Indri u ndal te marrëdhëniet me ish-banorët e tjerë, duke treguar se jo të gjithë vazhdojnë të komunikojnë me të. Ai u pyet për raportin me Vanesën pas përfundimit të eksperiencës në fermë ku zbuloi se mes tyre nuk ka komunikim.

“Mbrëmë u takuam me Vanesën. Patëm një takim shumë të ftohtë nga ana e saj. Mua më erdhi spontante me e përqafu. Ajo me të drejtë me distancoi. Gresa nuk më foli, cfarë ka Gresa me mua. Edhe Malbora nuk më flet.

Vanesën mund ta kuptoj po të tjerët çfarë kanë me mua. Unë flas me të gjithë, por ka disa që nuk më flasin mua. Për mua, kur mbaron ferma, kujtoj vetëm momentet e paharrueshme, jo keqkuptimet“, u shpreh Indri.

Pavarësisht gjithçkaje që kanë pasur brenda fermës, Indri nuk i kurseu vlerësimet për këngëtaren.

“Vazhdoj të mendoj se Vanesa ka një nga zërat më të bukur dhe më të çmuar në panoramën shqiptare dhe atë ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Tags: indrivanesa

të fundit

Barcelona i kërkon Flickut të mos përfshihet në përplasjen me Mourinhon përpara ndezjes së El Clasicos

Barcelona raportohet se i ka bërë të qartë trajnerit Hansi Flick që të qëndrojë larg çdo diskutimi rreth Jose Mourinhos,…

3 minutes ago

Plotësohet kërkesa e Ilir Dajës, Dinamo zyrtarizon mbrojtësin nigerian

Jonathan OchicheJonathan Ochiche është futbollisti më i ri i Dinamos [...]Read More...

7 minutes ago

Lavdërime për Mladiqin në Zveçan, mbishkrimet “Përjetësisht mirënjohës” ngrenë shqetësime

Mesazhe glorifikuese për kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mladiq, janë shfaqur në veri të Kosovës, në Zveçan. Fotografi të…

8 minutes ago

Ronald Koeman Jr shkruan histori, portieri holandez shënoi dy gola brenda një ndeshje në Eredivisie

Në Velsen-Zuid të Holandës, portieri i Telstar, Ronald Koeman Jr, i cili është djali i trajnerit Ronald Koeman, shënoi dy…

9 minutes ago

LAMM: Qarkullimi rrugor vijon normalisht, pa pritje të gjata në kufi

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…

9 minutes ago

IKMT gjobit dhe pezullon aktivitetin e “Polyeco Albania” Sh.p.k për shkelje në menaxhimin e mbetjeve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mori masën administrative me gjobë dhe pezullim të aktivitetit për subjektin “Polyeco Albania” Sh.p.k…

16 minutes ago