Reperi kosovar Capital T ka dalë publikisht në mbështetje të qytetarëve që po protestojnë në Shqipëri. Në reagimin e tij, ai u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që t’i kushtojnë më shumë hapësirë dhe vëmendje situatës kritike në Tiranë.
Artisti ka theksuar rëndësinë e informimit të pavarur dhe të saktë, duke kërkuar që kërkesat dhe zëri i protestuesve të mos anashkalohen. Sipas tij, media ka përgjegjësinë të pasqyrojë të vërtetën, të denoncojë shkeljet e mundshme dhe të informojë publikun për çështjet me interes të gjerë.
None found
Pas këtij reagimi, Capital T është telefonuar nga një person që është prezantuar si oficer i policisë kriminale në Tiranë. Sipas një audioje të publikuar nga Dosja.al, telefonuesi e ka pyetur reperin për vendndodhjen dhe kohën kur do të rikthehej në Shqipëri.
Më poshtë është biseda e transkriptuar mes tyre:
Biseda në telefon:
Niko Kurti: Jam oficer te Myslim Shyri në Tiranë. Ku jeni?
Capital T: Mirëmëngjes, jam në Amerikë.
Niko Kurti: Kur do ktheheni.
Capital T: Nuk kam ndonjë datë. Më pyet.
Niko Kurti: Nuk është bisedë që bëhet në telefon. Kur ke ik në Amerikë?
Capital T: Kam ca ditë?
Niko Kurti: Një sekond mos ma mbyll, një sekond të lutem!
Capital T: Këtu jam pa merak.
Niko Kurti: Më dëgjon tani, nuk ma the kush ishe?
Capital T: Kë kërkon vëlla?
Niko Kurti: Trim Ademi je?
Capital T: Po
Niko Kurti: Kur të vish do të pyes, të sqaroj për një rrethanë.
Capital T: Po mirë për ca bëhet fjalë
Niko Kurti: Mos u shqetëso se me qenë s’do të merrnim në telefon. Kur të vish në Tiranë hajde këtu te puna dhe flasim.
Nga komunikimi nuk bëhet e ditur se cila është arsyeja konkrete e interesimit të policisë. Megjithatë, telefonata ndaj një prej artistëve më të njohur shqiptarë, pas mbështetjes së tij për protestat, ka shkaktuar shqetësime lidhur me mundësinë e përdorimit të strukturave të rendit për të ushtruar presion ndaj zërave kritikë publikë.
Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për korrupsionin. Ky…
Një debat i fortë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë mes të ftuarve në emisionin “Now” me Erla Mëhillin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, përfshirë atë për njohjen e diplomave, të…
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë publike dëshmi të tjera të rënda të studentëve të shoqëruar në komisariate,…
Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar për situatën e protestave në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të mbrojë…
Pep Guardiola dhe Igli TarePjesë e zakonshme e panelit në emisionin para ndeshjeve në Champions League, Top Channel, nën moderimin…