Artisti i njohur, Nikos Vertis ka performuar në orët e para të mëngjesit në të ashtëquajturin ishullin e VIP-ave në Mykonos.
Edhe pse bileta vijonte nga 350 euro më e lira në 15000 euro çmimi i tavolinës në rreshtin e parë, asnjë vend nuk ishte i lirë.
Koncerti nisi në orën 23:00, por artisti Nikos Vertis u shfaq pikërisht në orën dy e çerek të mëngjesit ku për pritjen e tij ishte organizuar një shfaqje për rreth tre minuta me fishekzjarre.
None found
Tavolinat e para dominoheshin nga fansat fanatikë të këngëtarit, të ardhur nga Izraeli me avionë privatë, por tavolina më qendrore ishte në pronësi të familjeve Zain dhe Khouri që pritën shumë miq të tyre, si dhe pronaren e anijes Melina Travlou dhe Chrysantho Pana.
Melina Travlou, me origjinë nga Kefalonia, është Presidente e të vetmes kompani greke të anijeve, Neptune Lines Shipping & Managing Enterprises, e themeluar në vitin 1975 nga babai i saj, Nikos Travlos. Chrysanthos Panas është një biznesmen grek, koleksionist arti, autor i librit të Ishujve Grekë nga Assouline dhe filantrop nga Athina. Në vendin e tij ai njihet kryesisht si pronar i restoranteve dhe klubeve në qendër të qytetit të Athinës dhe periferitë jugore, kjo e fundit e njohur edhe si Riviera e Athinës.
Vertisi këndoi pa pushim për rreth tre orë e gjysmë dhe emocionoi turmën ndërsa skena ishte e strukturuar dhe e ngritur në mënyrë të tillë që ai kaloi edhe tavolinat e fundit , duke dashur të falënderonte njerëzit që mbushën vendin.
Seria e tavolinave të para kishte një konsum minimal prej 15.000 eurosh dhe të interesuarit duhet të paguanin gjysmën e tij paraprakisht, pra 7.500 euro për të siguruar rezervimin. Çmimi përfshinte një menu ushqimore, një vodka prej tre litrash, një shampanjë 1.5 litra dhe një shishe tequila premium./albeu.com/
Njëri nga përfaqësuesit e studentëve, Mevlan Ademi njofton protesta të reja në Shkup, lidhur me mos plotësimin e kërkesave që…
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, në një prononcim për News24 tha se kryeministri Edi Rama sot është i izoluar, pasi…
Disa shoqërime të paprecedenta kanë ndodhur pranë qendrës së Tiranës. Policia ka hyrë dhe pranë lokaleve dhe ka nisur të…
Janë shtuar tensionet mes policisë dhe protestuesve edhe në protestën e sotme më 19 tetor. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në…
Policia i ka larguar protestuesit në drejtim të Rrugës së Dibrës, ku më pas ka tentuar t’i rrethojë. Ndërsa një…
Me dokumentarë që glorifikojnë ushtrinë serbe dhe anashkalojnë krimet e luftës në Kosovë, Serbia po vazhdon propagandën kundër UÇK-së. Promovimi…