showbiz

Mateo e puthi me forcë në buzë, reagojnë familjarët e Brikenës (FOTO)

Pas aludimeve të shumta dhe zhurmës së madhe në rrjet rreth incidentit pas mesnate, ku Mateo tentoi të puthte Brikenën kundër dëshirës së saj, ka ardhur një reagim zyrtar nga llogaria e kësaj të fundit në Instagram, e cila menaxhohet nga familjarët e saj.

Në një deklaratë të gjatë të publikuar në “InstaStory”, familjarët kanë hedhur poshtë kategorikisht akuzat për dhunë apo sjellje të papërshtatshme nga ana e Mateos.

Ata e kanë argumentuar reagimin e Brikenës, e cila u mbyll në tualet në një gjendje të rënduar, si një reagim normal të një vajze që vihet në siklet, por që është amplifikuar nga presioni i kamerave dhe ditët e gjata të izolimit.

Në reagimin e tyre theksohet: “Ajo që u pa nuk është dramë, por një reagim krejtësisht normal. Në jetën e përditshme, çdo vajzë mund të ndihet në siklet në një moment dhe të reagojë duke u tërhequr apo duke u emocionuar. Diferenca këtu është se gjithçka ndodh nën presionin e kamerave. Ajo nuk ka pasur më parë përvojë me ekspozim të privatësisë në publik dhe është e natyrshme që kjo situatë ta ketë ngarkuar emocionalisht. Të qenit 90 ditë e izoluar dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm vetëm sa e shton këtë presion”.

Më tej, ata i kanë dalë në mbrojtje të hapur Mateos, duke etiketuar komentet e rrjetit si keqdashëse:

“Gjithashtu, duam të theksojmë qartë se Mateo nuk është treguar ‘i pasjellshëm’ dhe ‘i dhunshëm’ ndaj saj. Ju lutem interpretimet e tilla janë të padrejta dhe keqdashëse. Kjo është thjesht një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo normal. Ju ftojmë për më shumë mirëkuptim dhe me pak paragjykim”.

Deklarata përfundon me thirrjen “Respekt dhe dashni për të gjithë”, e shoqëruar me një fotografi të Mateos dhe Brikenës teksa formojnë një zemër me duart e tyre.

Ky reagim pritet të qetësojë ujërat jashtë shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo ngjarje nga vetë dyshja në spektaklin e radhës.

 

të fundit

Veldin Hoxha realizon golin e parë në Rusi, Rubin Kazani triumfon ndaj Zenitit

Mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha, ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë.Hoxha realizoi…

46 seconds ago

Veliaj firmos shkarkimin e dy zyrtarëve, në proces edhe drejtoresha e Policisë Bashkiake

Erion Veliaj ka firmosur shkarkimin e Rigers Sheqerit, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e…

3 minutes ago

Deponia në Sferkë të Pejës përfshihet sërish nga flakët, Bajrami publikon pamje dhe pyet: Ku është shteti?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës,…

7 minutes ago

Kurti hosts GERMIN representatives, focus on cooperation with the diaspora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për…

14 minutes ago

Dugolli on Krasniqi’s visit in Pristina: It is not justice, but painful injustice

Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në…

14 minutes ago

Jair Bolsonaro admitted to intensive care after acute intestinal blockage while under house arrest

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar…

14 minutes ago