showbiz

Masakruan modelen se i mori burrrin motrës, ish-banorja e Big Brother i bën karshillëk policisë

Dy motrat Berishaj, Mariela dhe Antonela njëra prej të cilave ka qenë dhe ish konkurente e reality shoë Big Brother dhe “Përputhen” duket se nuk janë aspak të shqetësuara për mandat arrestin firmosur nga policia pasi dhunuan fizikisht duke i thyer shishen e qelqit në fytyrë një 24 vjeçare.

Shkak, sipas hetimeve të tanishme, është se Mariela Berishaj e akuzonte për lidhje paralele intime që Klea Prenga kishte me bashkëshortin e saj prej një viti.

Të lidhura

None found

Instagrami i biznesit të 2 motrave ka vijuar normalisht të përditësohet duke postuar foto ku reklamojnë që të dyja veshjet më të reja.

Në fotot e Instagramit që janë postuar ato pozojnë pa asnjë shqetësim para kameras.

Përveç mungesës së ndjesisë së fajit, motrat Berisha duket se po i bëjnë “karshillëk” edhe policisë.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e 6 gushtit 2024, në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë.

Vetë e dhunuara denoncoi në Instagram ish konkurenten e Big Brother dhe motrën e saj se fshiheshin pas dhunimit duke publikuar dhe foto dhe video pas dhunës ku ajo duket se ka marrë dëmtim të rëndë në fytyrë.

Ish banorja e BBV dhe motra e saj, siç pretendon e reja, e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se “ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes”.

Por ndërsa në faqen e tyre të biznesit vijon aktivitet në faqen e saj në instagam Antonela Berishaj, ish-konkurrentja e Për’Puthen ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj.

Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime negative në faqen e saj zyrtare duke e detyruar të ndërmarrë këtë veprim.

të fundit

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com brings you a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

4 hours ago

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com presents a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

5 hours ago

Sa do të paguani për makinën në 2027? Albeu.com sjell kalkulatorin e taksës së automjeteve

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

5 hours ago

Berisha’s accusations against the protest, Bushati: He is destroying the Democratic Party. Hila: They will not take its place as the opposition

Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…

6 hours ago

Lala: Illegal money has created the imbalance between the euro and the lek

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…

6 hours ago

Një meme e vë Mbappén në qendër të polemikës në Kinë, Real Madridi dhe La Liga detyrohen të kërkojnë falje

Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…

6 hours ago