showbiz

Dhunuan modelen, dy motrat Berishaj ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri

Dy motrat ‘vip’, Antonela dhe Marinela Bershaj vijojnë të jenë në kërkim prej 10 ditësh, pas dhunës që ushtruan ndaj modeles Klea Prenga.

Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, burimet bëjnë me dije se dy motrat rezultojnë në Shqipëri. Të paktën zyrtarisht nuk raportohet se kanë kaluar kufirin për t’u arratisur në ndonjë vend tjetër.

Të lidhura

None found

Çështja në ngarkim të dy motrave Berishaj është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se janë sekuestruar dy mjetet me të cilat kanë lëvizur, mjeti që kanë përdorur për të shkuar deri në restorantin ku dhunuan modelen, por edhe mjeti me të cilin janë arratisur.

Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa 24-vjeçarja Klea Prenga e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Antonela u bë e njohur nga  dy show televizivë në të cilat ka marrë pjesë, ‘Përputhen’ dhe ‘Big Brother Vip’. Edhe pse në kërkim nga policia, në disa raste ajo ka publikuar foto në Instagramin e biznesit të saj, duke reklamuar veshje.

Çfarë ka ndodhur?

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

të fundit

Aro Muric shpëton Sassuolon, Milani ndalet në barazim

AC Milani nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo.“Rossonerët” ishin më kërkues, por…

28 minutes ago

Bree Taisi i vendos kufi Nick Cannon: Një fëmijë i 13-të do të sillte ndarjen

Partnerja e aktorit amerikan Nick Cannon, Bree Taisi, ka vendosur një kufi të qartë në marrëdhënien e tyre, nëse ai…

30 minutes ago

Albania is not for sale, the government is”/ 121st march toward the Prime Minister’s Office, Rama’s resignation demanded

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit thërrasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

31 minutes ago

US investigates ABC, CBS, CNN, Fox News and NBC over possible antitrust violations, new tensions with Trump

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…

31 minutes ago

Baby dies at 38 weeks of pregnancy as investigation links tragedy to faulty heart-rate monitor

Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…

32 minutes ago

Raphael Glucksmann wins France’s social democratic left primary decisively with over 66% of the vote

Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…

32 minutes ago