Categories: showbiz

Marina Vjollca rrëfehet si asnjëherë, jeta pas dyerve të shtëpisë me Getoar Selimin (FOTO LAJM)

Para disa muajsh, Marina Vjollca u zgjodh si ambasadore e markës së njohur të stilistes italiane, Elisabetta Franchi. Pasi u prezantua në Itali edhe nga stilistja, Marina vendosi që të sillte këtë markë ekskluzivisht në Shqipëri. Shumë shpejt ajo do të sjellë në vend këtë emër të ri, duke marrë një tjetër rol në karrierën e saj, atë të biznesmenes.

Në një intervistë për “Revista Who”, Marina shprehet shumë e lumtur për këtë nismë të re, teksa shton se nga televizioni, që është dashuria e saj prej 16 vitesh, nuk do të heqë dorë kurrë.

Të lidhura

None found

E pyetur nëse angazhimet e tjera do të kalojnë në një plan të dytë, Marina thotë:

“Jo aspak. Është një sipërmarrje që kërkon shumë energji dhe punë, të cilën unë po ia kushtoj maksimalisht. Nëse nuk mundesh ta përballosh, sigurisht që duhet të zgjedhësh pastaj. Por nuk është ky rasti im, i kam bërë hapat në çdo fushë të jetës sime pa u nxituar. Ndaj do të jetë një sfidë shumë e bukur, të cilën e kam marrë përsipër me shumë pasion, si çdo gjë që unë bëj aktualisht. Në ekran kam investuar pasion, mund dhe punë prej 16 vitesh. Projekte të reja do shtohen gjithashtu”.

Ndër të tjera moderatorja ka folur edhe për jetën e saj private, veçanërisht martesën me Getoar Selimin, që sipas saj po shkon për marshallah. Pas dhuratës super speciale të reperit për ditëlindjen e saj, të gjithë kuptuam se dashuria mes tyre vazhdon të jetë po njësoj si ditën e parë. E pyetur nëse ka një sekret për këtë gjë, Marina shprehet:

“Veç sekret që nuk ka në dashuri. Me dhuratën më ka lënë pa fjalë për ditë të tëra. Sekreti i Getit ky është, di të të lërë pa fjalë (për mirë deri tani)”.

Ajo shton se deri më tani martesa e tyre nuk duket fare monotone dhe mendon se nuk do të ndodhë kurrë diçka e tillë për sa kohë të dy kanë qëllime dhe ide të njëjta për njëri-tjetrin.

Marina tregon se jeta e tyre përtej derës së shtëpisë është njësoj si e çdo shqiptari, me shumë dashuri, grindje, njerëz, muzikë dhe gatime të mira. Moderatorja thotë se të dy bashkë me Getin janë natyra që ju pëlqen qëndrimi në shtëpi dhe na surprizoi të gjithëve teksa zbuloi se reperi është një kuzhinier i shkëlqyer.

“Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh)”, thonë Marina.

të fundit

Rama-Veliaj conflict / BIRN: Executive power used for political pressure! Calls for an independent SPAK investigation

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

1 minute ago

US elections: Democrat Adam Hamilton ends 94-year Republican dominance in Kansas and secures a Senate seat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

2 minutes ago

Tonight we defeated Goliath”: Democrat James Talarico ends 38 years of Republican dominance in Texas

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

2 minutes ago

Rising prices to bring the budget 5.4 billion lekë in additional revenue in 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

2 minutes ago

See the weather forecast for November 4, 2026: here are the expected temperatures

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh…

3 minutes ago

Nuk ndihemi aspak të sigurt” – Gruaja rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve pas vrasjes së dy vëllezërve nga ish-bashkëshorti

N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…

3 minutes ago