Luizi nuk përjashtoi përfshirjen në politikë, cili është posti i rëndësishëm që mund të marrë në bashkinë e Shkodrës
Rezultati që prodhuan zgjedhjet lokale në Bashkinë e Shkodrës, ishte një suprizë e madhe, por dhe një tronditje e fortë politike.
Për herë të parë Bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga socialistët, pasi kandidati i tyre Benet Beci mposhti në këtë garë kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia.
Për fitoren e Becit sigurisht që ndikuan shumë faktorë, e para ishte igura e kandidatit i cili njohet si person popullor mes shkodranëve, por edh embështetja politike që i dha PS si dhe deputeti Argon çela.
Gjithashtu një mbëhstetje të fortë për marrjen e “Kalasë së Shkodrës” i dhanë edhe aleatët e Tom Doshit.
E fundit por jo për nga rëndësia është edhe mbështetja publike që i dha Luiz Ejlli, i cili i ktheu borxhin mikut të tij Benet Beci, i cili e ndihmoi fituesin e Big Brother në momentet kur kishte më shumë nevojë se kurrë, atëherë kur të gjithë e brakisën.
Por mesa duket marrdhënia Ejlli-Beci duket se nuk do të mbyllet këtu.
Zëra pranë kryebashkiakut të ri të Shkodrës flasin se Beci e ka projektuar Luiz Ejllin si bashkëpuntor në katër vitet e ardhshme. Madje flitet se Luizit do i propozhet pozicioni i nënkryetarit të Bashkisë.
Edhe pse ende nuk dihet se sa realiste mund të jenë këto projekte, të cilt nuk mund të përjashtohen pasi vetë Luizi la të hapur mundësinë e përfshirjes së tij në politikë.
Megjithatë mbetet për tu parë ditët në vijim nëse do të jetë ky momenti i përfshirjes së Luiz Ejllit në politikë, duke u bërë numri dy i Bashkisë së Shkodrës, apo do ta shohim të angazhuar diku tjetër. /AlbEu.com/
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…