Këtë javë, rrjetet u ndezën nga një garë e heshtur por shumë e vërejtur mes dy prej grave më të komentuara të ekranit, Arbana Osmanit dhe Grida Dumës.
Në pamje të parë duket si një rastësi, por kush njeh botën e mediave e di: asgjë s’është rastësore kur bëhet fjalë për klikime dhe ekskluzivitet.
None found
Zakonisht Grida e publikon podcastin e saj të dielave, ndërsa Arbana me “Mirëmbrëma Yje” mbretëron çdo të enjte në mbrëmje.
Por këtë javë, Grida luajti ndryshe dhe e hodhi episodin të enjten, plot dy orë para Arbanës. Një lëvizje që shumë e panë si një sfidë të drejtpërdrejtë për t’i marrë vëmendjen koleges.
Vetëm se Arbana nuk mbeti duarkryq. Ajo publikoi mëngjesin e së enjtes intervistën e saj me Elsa Lilën, duke rrëmbyer ekskluzivitetin e ditës përpara se Grida të futej në lojë.
Të dyja moderatoret këtë javë kishin të njëjtin personazh në qendër, duke e bërë garën edhe më interesante.
Komentet në rrjet ishin menjëherë të shumta:
“Meqë Grida e ka në orën 18:00 Elsen, po ja mori Arbanes live ekskluzivitetin,” shkroi dikush.
“Po pse kaq herët, kush e shikon në mëngjes?” pyeti një tjetër, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet: “Konkurrenca sot s’të len me marrë frymë, kush vonohet humb.”
Në fund, publiku mbetet në pritje për të parë se si do të jetë intervista e Gridës me Elsa Lilën, ndërsa ajo e Arbanës tashmë veçse është online. Një garë që nuk pati nevojë për deklarata, sepse oraret thanë gjithçka.
Arsenali po shqyrton atë që mund të jetë një nga transferimet më sensacionale të viteve të fundit, por shanset për…
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime të drejtpërdrejta dhe kontakte përmes ndërmjetësve për të ulur tensionet.…
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë nesër aktgjykimin ndaj Sami Lushtakut dhe shtatë të akuzuarve të tjerë në rastin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve mes Kosovës dhe Francës, e…
Avokati Arianit Koci, ka marrë përsipër përfaqësimin e familjeve të tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në segmentin…
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime të drejtpërdrejta dhe kontakte përmes ndërmjetësve për të ulur tensionet.…