showbiz

Luana Vjollca zbulon arsyen pse refuzon të japë intervista

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, Luana Vjollca ka zbuluar pse ka zgjedhur të tërhiqet nga dhënia e intervistave.

Moderatorja e njohur, e cila ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave, ka treguar se ka një preferencë të qartë për të lejuar veprat e saj të flasin në vend të deklaratave personale.

Gjatë pytjes dhe përgjigjes në Instagram, një ndjekës e pyeti Luanën për mospjesëmarrjen e saj në intervista, ku ajo zbuloi qëndrimin e saj.

“S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua”, u shpreh ajo.

Luana gjithashtu shtoi se qasja tendencioze që ka hasur në intervista, ka sjellë një faze të izolimit që me kalimin e kohës u bë pjesë e stilit të saj të jetesës.

“S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua. Intervistat kam nis t’i shmang në një fazë kur ndieja që qasja ishte tendencioze dhe nuk më bënte të ndihesha mirë në atë përiudhë nisi dhe një formë izolimi që më tutje u kthye në stilin tim të jetesës. Por unë kam zgjedhur ta them gjithçka që dua ta them nëpërmjet dritareve të mia të komunikimit dhe falë Zotit juve keni qenë përherë aty për të më dëgjuar. Kaq ka mjaftuar përherë. Por s’i dihet duhet të nis dhe nga intervistat së shpejti”, shkruan ajo në përgjigje të ndjekësit të saj”.

të fundit

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap

Një incident i frikshëm ndodhi para Kryeministrisë, teksa qytetarët po hidhnin molotov në drejtim të kryeministrisë. Siç shihet edhe në…

10 minutes ago

Berisha: Do marshojmë drejt Surrelit! Do t’i shpallim lufte armikut të shqiptarëve! As bunker s’do gjesh më!

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje protestuesve t’i drejtohet Surrelit, ku ndodhet shtëpia e Edi Ramës. Berisha u shpreh se…

36 minutes ago

Protesta zhvendoset te parlament, Berisha dhe mbështetësit përballë godinës së rrethuar nga policë

Pas përfundimit të fjalimit të Berishës protesta para kryeministrisë përfundoi, për tu zhvendosur para parlamentit. Edhe aty janë vendosur forca…

42 minutes ago

Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë

Pas mbarimit të fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kryeministrisë. Mbi dhjetëra molotovë ndezën hapësirën përpara kryeministrisë. Pas…

1 hour ago

“Si ti ka plot shqiptaria”, Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës

Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas…

1 hour ago

“Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim”, Gazmend Bardhi: Populli nuk dorëzohet! Qytetarët do i kenë përballë deri në fitore

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.…

2 hours ago