Categories: showbiz

Lëvizjet e shkurtra në rutinën e përditshme mund të mbrojnë zemrën dhe të ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme

Lëvizja e këmbëve kur jemi ulur, ngjitja e shkallëve, punët e shtëpisë apo ecja gjatë një telefonate janë veprime të thjeshta që mund të ndihmojnë në pakësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes së parakohshme.

Studimet e fundit sugjerojnë se edhe periudhat e shkurtra të lëvizjes sjellin përfitime për shëndetin, pa qenë e nevojshme të planifikohet kohë e posaçme për stërvitje. Kjo mund të jetë veçanërisht e vlefshme për njerëzit që qëndrojnë ulur për pjesën më të madhe të ditës.

Të lidhura

None found

Aktiviteti fizik i rastësishëm përfshin lëvizjet që bëhen jashtë ushtrimeve të organizuara, si kopshtaria, punët e shtëpisë dhe lojërat me fëmijët. Edhe ndërrimi i pozicionit, rrotullimi i shpatullave apo lëvizja e këmbëve gjatë qëndrimit ulur mund të vënë në punë muskujt.

Një studim i publikuar në vitin 2024 arriti në përfundimin se katër minuta në ditë me periudha të shkurtra aktiviteti, secila më pak se një minutë, mund të ndihmojnë në kundërbalancimin e rrezikut të shtuar kardiovaskular që shoqëron qëndrimin e gjatë ulur.

Hulumtimi përfshiu të dhënat e më shumë se 22 mijë personave në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u monitoruan për tetë vjet. Sipas rezultateve, aktiviteti i rastësishëm në nivele më të larta mund të zbusë rreziqet shëndetësore te personat që qëndrojnë ulur mbi 11 orë në ditë.

Për të shtuar lëvizjen nuk është e domosdoshme të shkohet në palestër. Studiuesit përmendin ecjen më të shpejtë, zgjedhjen e shkallëve në vend të ashensorit, bartjen e çantave të pazarit dhe ecjen gjatë telefonatave si mënyra të lehta për ta bërë rutinën më aktive.

Lëvizjet mund të lidhen edhe me zakonet e përditshme: për shembull, ngritja e thembrave gjatë larjes së dhëmbëve ose kryerja e ushtrimeve të lehta të këmbëve kur punohet në tavolinë.

Ekspertët paralajmërojnë se qëndrimi për kohë të gjatë ulur shoqërohet me rreziqe shëndetësore. Ndërprerja e tij me lëvizje të shkurtra mund të ndihmojë qarkullimin e gjakut dhe kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Edhe në ditët kur mungon koha për një stërvitje të plotë, shtimi i lëvizjeve të vogla në aktivitetet e zakonshme mund të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit afatgjatë.

të fundit

Rama sqaron qëndrimin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV: Shqipëria s’do të jetë kurrë pengesë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…

2 minutes ago

Tri medalje të bronzta për xhudistët e rinj kosovarë në Kupën Evropiane të kadetëve

Xhudistët  e rinj  të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që…

6 minutes ago

Atmosferë elektrizuese në Prizren, Liria epërsi ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0,…

6 minutes ago

338 fines since the launch of the anti-violence package, how much does the bill “weigh” for protesters? Only 3 of them reach the value of 5 million leks

Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…

21 minutes ago

NATO convenes North Atlantic Council on Monday after air incident with three Russian objects in Poland

NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…

21 minutes ago

Korça commemorates its 12 delegates to the Congress of Manastir, exhibition brings historical documents and photographs for the first time

Qyteti i Korçës i kushtoi një vëmendje të veçantë 22 Nëntorit, ditës vendimtare të Kongresit të Manastirit, ku u njësua…

21 minutes ago