Categories: Uncategorized

Si po e dëmton trupin tuaj qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Jeta duke qëndruar ulur e kombinuar me stresin e përditshëm mund të rrezikojë vërtet shëndetin tonë.

Kalimi i pjesës më të madhe të ditës duke qëndruar ulur ose shtrirë, pa ushtruar mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore si diabeti i tipit II, problemet kardiovaskulare dhe madje edhe vdekjen. Disa ekspertë madje pohojnë se uljen mund ta quajmë si pirja e duhanit të ri.

Të lidhura

None found

“Çdo ulje për një kohë gjatë, mund të jetë e dëmshme. Një analizë e kohës së uljes dhe niveleve të aktivitetit zbuloi se ata që uleshin për më shumë se tetë orë në ditë pa aktivitet fizik kishin rrezik të ngjashëm me rreziqet e vdekjes të shkaktuara nga mbipesha dhe pirja e duhanit, “shpjegon Edward R.Laskowski, MD.

Trupi i njeriut është krijuar për të qëndruar në këmbë. Kur trupi është i drejtë, organet janë më të efektshëm. Njerëzit që janë fizikisht aktiv kanë më shumë energji, kocka më të forta dhe janë shumë më të shëndetshëm.

Këtu janë arsyet pse ju duhet të shmangni uljen për një kohë të gjatë:

Ulja për një kohë të gjatë ngadalëson gjithçka në trup, madje edhe trurin. Sa më shumë lëvizim, aq më shumë oksigjen dhe gjak pompohet në tru.

Mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive, zorrës së trashë dhe të gjirit.

Ajo shkakton stabilitet dhe ekuilibër të dobët dhe gjithashtu rrit rrezikun e frakturave dhe dëmtimeve të eshtrave.

Mund të çojë në mbipeshë.

Mund të shkaktojë rritje të nivelit të sheqerit në gjak, dhe përfundimisht të çojë në diabet.

Njerëzit që punojnë para kompjuterit, kanë rritje të nivelit të sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit që ulen shumë gjatë kanë një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.

Mungesa e aktivitetit shkakton çekuilibër të disqeve të buta midis rruazave dhe i bën t’ju mungojnë lëndë ushqyese të rëndësishme. Kolagjeni forcohet rreth tendinave dhe zvogëlon fleksibilitetin. /telegrafi/

të fundit

Rama sqaron qëndrimin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV: Shqipëria s’do të jetë kurrë pengesë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…

10 minutes ago

Tri medalje të bronzta për xhudistët e rinj kosovarë në Kupën Evropiane të kadetëve

Xhudistët  e rinj  të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që…

14 minutes ago

Atmosferë elektrizuese në Prizren, Liria epërsi ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0,…

14 minutes ago

338 fines since the launch of the anti-violence package, how much does the bill “weigh” for protesters? Only 3 of them reach the value of 5 million leks

Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…

29 minutes ago

NATO convenes North Atlantic Council on Monday after air incident with three Russian objects in Poland

NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…

29 minutes ago

Korça commemorates its 12 delegates to the Congress of Manastir, exhibition brings historical documents and photographs for the first time

Qyteti i Korçës i kushtoi një vëmendje të veçantë 22 Nëntorit, ditës vendimtare të Kongresit të Manastirit, ku u njësua…

29 minutes ago