Në një prej momenteve më prekëse të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, rrëfimi i Elijonës për humbjen tragjike të nënës dhe motrës në një aksident shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Mes emocioneve të rënda, opinionistja Leonora Jakupi, nuk i mbajti dot lotët — dhe për herë të rrallë, hapi zemrën e saj për publikun.
None found
Teksa komentonte historinë e Elijonës, Leonora u ndal dhe me zërin që i dridhej tha:
“Për njerëzit që më njohin, e dinë historinë time. E dinë që është shumë e rëndë”.
Momenti, i cili u transmetua live, preku mijëra shikues që e panë artisten të rrëzohej emocionalisht përpara kamerave. Duke kujtuar plagët e veta, Leonora bëri një thirrje të fuqishme për të gjithë prindërit:
“Ju lutem prind, për hir të atij fëmije të keni konsideratë. Kur e ke prindin gjallë e nuk e ke dashurinë e tij, është shumë e rëndë”.
Në një natë ku lotët s’u kursyen, Leonora dhe Elijona treguan se realiteti brenda “Big Brother”-it mund të prekë edhe plagët më të thella — dhe se empatia, në fund të ditës, është ajo që i bashkon njerëzit.
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plakës, në qendër të Athinës. [...] Read More...…
Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se "në kohën kur ata zbuluan planin e Mickoskit për të shitur…
Futbollisti izraelit Sayed Abu Farkhi është bërë protagonist i një momenti të pazakontë në ndeshjen ndaj Austrisë, pasi festoi golin…
Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin për kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe…
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhës.…