showbiz

Landi i përgjigjet akuzave të ngritura ndaj banorit: Miri është produkt i shoqërisë së mirë

Këngëtari i njohur, Roland Hysi ka reaguar sërish për deklaratat e bëra nga babai i Selinit ndaj Mirit.

Në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, Landi theksoi se familjarët e banorëve duhet të tërhiqen nga reagimet për lojën në “Big Brother”.

Të lidhura

None found

Sipas Landit secili banor po bën lojën e tij, ndaj reagimet e familjarëve të tyre nuk kanë vend.

Më tej artisit theksoi se nuk do të ketë një klundërpgjigje për akuzat e ngritura nga babai i Selinit ndaj shokut të tij, Miri.

Këngatari theksoi dhe njëherë se Miri po luan mjaft mirë dhe sipas tij shumë herë banori ka treguar se është produkt i shoqërisë së mirë.

“Familjarët duhet të largohen nga loja. Familja e Mirit e ka bërë këtë. Miri është produkt i shoqërisë së mirë, publikut që nuk do ta zhgënjejë dhe filozofisë së West Side” tha Landi.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Landi shtoi se Miri po sulmohet si brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVA5” duke nënvizuar se njerëzit kështu po tregojnë veten e tyre.

Reagimi i Landit: Miri ka dalë nga krevati. Po bën lojën e tij. Po sulmohet si brenda, edhe jashtë. Po bëhen tre Big Brother në këtë Big Brother. Miri është në rrugë të vetë, në lojën e vetë. Po sulmohet për gjëra të përsëritura.

Asnjë komunikim me familjen e Selin. Nuk do i kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë, sepse nuk ka sens. Ajo që mua më bëri shumë të lumtur, ishte fakti që Miri doli i pari në quiz. E kisha kërkuar dhe e kisha pritur si Land… E dija që Miri është një djalë me shumë botë. Ne kemi një filozofi, nuk jemi ‘kap ça të kapësh’. Nuk themi ‘Jemi më të mirët’, nuk duam vëmendje kot, jemi shumë të përulur, por sulmeve do i shmangemi në maksimum.

Familjarët duhet të largohen nga loja. Familja e Mirit e ka bërë këtë. Miri është produkt i shoqërisë së mirë, publikut që nuk do ta zhgënjejë dhe filozofisë së Ëest Side.

Deklarata e djeshme e babait të Selin? Nuk kam asnjë lloj komenti. Nuk vlen. Nuk jam i dorëzuar, sepse nuk do të doja të bënim tituj. Miri është i shkëputur nga kjo situatë dhe të kesh një mllef të akumuluar, nuk më bën sens. Ajo që dëgjova dje nuk më mërziti. U mërzita nga reagimi i parë, por vazhdimësia tregon që… Kur nuk ka asnjë lloj qasje ndryshe, kur Miri bën lojën e vetë… Miri po sulmohet rregullisht, brenda edhe jashtë. Shyqyr po i jepet mundësia të gjithëve të tregojnë veten.

Tags: landiMiri

të fundit

Zidane nis ndryshimin te Franca që në stërvitjen e parë pas Deschamps

Zinedine Zidane nuk humbi kohë duke lënë gjurmën e tij në ekipin kombëtar të Francës. Seanca e tij e parë…

3 minutes ago

BDI kërkon dorëheqjen e Jeton Shasivarit pas një jave heshtjeje nga shpallja e aktgjykimit

NgaBDI thonë se ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton…

7 minutes ago

FOTO/ Cindy Crawford del në publik për herë të parë pas humbjes së djalit 27-vjeçar

Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, janë parë për herë të parë në publik pas vdekjes tragjike të…

7 minutes ago

Nga shkarkimi në Kosovë te arresti shtëpiak, rrugëtimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH

Në fillim të vitit 2023, Edi Rama vendosi të emërojë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror një emër jo shumë…

14 minutes ago

Financial Times: Si A7 kaloi mbi 6.9 miliardë dollarë përmes bankave ndërkombëtare për të anashkaluar sanksionet ndaj Rusisë

Një rrjet i gjerë mashtrimi financiar, i dyshuar se është krijuar me mbështetjen e Kremlinit, ka mundësuar që kompania ruse…

15 minutes ago

Nga Nju Jorku, Erdogan i kërkon Trumpit kapërcimin e pengesave në mbrojtje

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Turqisë dhe SHBA-së, duke e vënë theksin…

15 minutes ago