showbiz

Lady Gaga “zbulon” historinë e vërtetë pas hitit botëror “Poker Face!”

Kënga e famshme e Lady Gagas, “Poker Face”, vazhdon të jetë një nga hitet më të njohura të muzikës pop, por shumë dëgjues ende nuk e dinë kuptimin e saj të vërtetë.

Sipas vetë artistes, kënga flet për përvojën e saj personale me biseksualitetin. Ajo ka shpjeguar se e shkroi këngën duke u bazuar në situata kur ishte në një lidhje me një burrë, ndërsa në mendje fantazonte për një grua.

Të lidhura

None found

Termi “poker face” simbolizon aftësinë për të fshehur emocionet dhe mendimet e saj nga partneri, në mënyrë që ai të mos e kuptonte se çfarë po mendonte në të vërtetë.

Tema u rikthye së fundmi në qendër të vëmendjes në TikTok, pasi një krijuese përmbajtjeje analizoi tekstin e këngës dhe theksoi se vargje si “She’s got me like nobody” nuk i referohen një rivaleje, por gruas për të cilën Gaga po mendonte fshehurazi.

Kënga përdor shumë referenca nga bota e pokerit dhe kazinove, si “Russian roulette”, “folding” dhe “hard pair”, të cilat nuk janë vetëm metafora loje, por edhe aludime për përvojat dhe dëshirat që artistja po përshkruante.

Lady Gaga nuk e ka fshehur kurrë këtë interpretim!

Ajo ka folur hapur për biseksualitetin e saj dhe mënyrën se si përvojat personale ndikuan në muzikën e saj të hershme. E publikuar në vitin 2008 nga albumi “The Fame”, “Poker Face” u rendit në vendin e parë në më shumë se 20 vende dhe mbetet një nga këngët më të suksesshme dhe më të shitura në historinë e muzikës pop.

Gaga ka ndarë për herë të parë vështirësitë e mëdha me të cilat u përball gjatë xhirimeve të filmit të suksesshëm “A Star Is Born”, duke zbuluar se ishte nën ndikimin e ilaçeve gjatë gjithë periudhës së xhirimeve dhe se më pas përjetoi një episod psikotik që e çoi drejt kolapsit total emocional.

Filmi, ku Gaga interpreton krah aktorit dhe regjisorit Bradley Cooper, i solli asaj lavdërime të shumta nga kritika, si dhe një çmim Oscar për “Këngën më të mirë origjinale” me hitin “Shallow”. Megjithatë, pas ekranit, jeta e artistes ishte larg shkëlqimit që publiku shihte.

të fundit

Robotët protestojnë në Poloni kundër rreziqeve të inteligjencës artificiale

Rreth 30 robotë protestuan para Ministrisë së Politikës Digjitale në Poloni, duke kërkuar rregulla dhe kontroll mbi përdorimin e inteligjencës…

25 seconds ago

Shkencëtari kryesor i OpenAI ngre alarmin: Shoqëria nuk është gati për ndikimin e inteligjencës artificiale

Kryeshkencëtari i OpenAI, Jakub Pachocki ka bërë thirrje për kujdes të jashtëzakonshëm lidhur me përparimin e shpejtë të inteligjencës artificiale…

48 seconds ago

Audi rikthen emrin A2 me një model elektrik që përshkon deri në 646 km

Audi ka lançuar me A2 e-tron atë që e cilëson si “modelin më efikas në historinë e saj”. Modeli i…

1 minute ago

A është sezoni me 73 gola i mjaftueshëm që Kane të fitojë Topin e Artë?

Harry Kane shihet si një nga favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë, ndërsa të martën pritet të publikohet…

5 minutes ago

Mbreti Charles sqaron statusin e Harry dhe Meghan: rikthimi në Britani nuk sjell kthim në detyrat mbretërore

Rikthimi i Princ Harry dhe Meghan Markle në Britaninë e Madhe nuk nënkupton rikthimin e tyre në detyrat mbretërore. [...]Read…

6 minutes ago

Fire in the villages of Helmas brought under control by firefighters, area continues to be monitored

Zjarret që përfshinë zonën e fshatrave Kryezi dhe Zikularje, në territorin e Helmasit, janë vënë nën kontroll pas një ndërhyrjeje…

11 minutes ago