Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për jetën e tij personale.
Gjatë intervistës, ai konfirmoi se lidhja me Inën ka përfunduar, duke theksuar se lajmi nuk është një shaka e 1 prillit.
None found
Keijsi tregoi se ndarja ka ndodhur prej disa ditësh dhe se gjithçka është bërë me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.
“Kemi pak kohë, disa ditë, pavarësisht se Ina më ka qëndruar pranë e kemi diskutuar me shumë mirëkuptim të dy këtë gjë. Nuk është se erdhi as nga njëra palë as nga tjetra, erdhi momenti për ta bërë diçka, dhe ndodhi,” thekson Keijsi.
Pjesë nga intervista:
Elona: E dashura jote Ina të ka mbështetur në këtë projekt?
Keijsi: Në projektet që do të vijnë Ina më ka mbështetur fillimisht kur e kam nisur, por unë me Inën nuk jemi më bashkë në një lidhje dashurie…
Elona: Çfarë thua? Ti me Inën nuk jeni më bashkë… E ke seriozisht apo është gënjeshtër 1 Prilli.
Keijsi: Nuk jam nga ata që bëj shaka për 1 Prill, por erdhi momenti që po e kuptonim që po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit domethënë nuk po shkonin gjërat ashtu siç duhet dhe i dhamë pak kohë njëri-tjetrit
Elona: Sa kohë keni që jeni ndarë?
Keijsi: Kemi pak kohë, disa ditë, pavarësisht se Ina më ka qëndruar pranë e kemi diskutuar me shumë mirëkuptim të dy këtë gjë. Nuk është se erdhi as nga njëra palë as nga tjetra, erdhi momenti për ta bërë diçka, dhe ndodhi.
Nga ana tjeter, Ina ende nuk ka bërë asnjë deklarat ose konfirmim për ndarjen e tyre.
Këngëtari i njohur Ardian Bujupi është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artisti…
Reperi G-Bani ka shpërthyer sërish në një sërë postimesh të ashpra në llogarinë e tij në Instagram, duke sulmuar hapur…
Konflikti mes Libanit dhe Izraelit ka përshkallëzuar, duke regjistruar orët e fundit në Liban një rritje e konsiderueshme e sulmeve…
Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, Edmond Llabani, i cili u emërua pas arratisjes së Altin…
Një lajm i kobshëm ka mbërritur ditën e sotme pasi është ndarë sot nga jeta në moshën 68 vjeçare aktori…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas monologut të sotëm të Edi Ramës, duke e akuzuar këtë të…