Më shpejt nga sa e kishim menduar! “Kepi i Vip-ave” nis transmetimin këtë të diel në ekranin e Top Channel.
Regjistrimet për reality shoë-n në Bodrum të Turqisë kanë përfunduar dhe tashmë mund të shijojmë programin e nxehtë veror. Autorja Olsa Muhameti, e ftuar sot në “Ftesë në 5” zbuloi disa nga momentet më pikante të “Kepit të Vip-ave”.
None found
Ndonëse tha se krijimi i romancave nuk ishte qëllim i emisionit, Olsa tregoi se dy personazhe VIP kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve. Por se kush është çifti më i ri i shoëbiz-t, duhet të ndjekim të gjitha episodet që nisën këtë fundjavë transmetimin.
Zhvillime të papritura kanë ndodhur te Kep-i pas vizitës së Krist Dragot. Autorja Olsa Muhameti tha se “ndodh një rrëmujë e madhe. Ai erdhi për të dhënë një përfundim, por ndodhën shumë gjëra”. Sërish Olsa është e rezervuar por nuk kursen një koment personal, kur thotë se “nuk i pëlqeu një reagim i Kristit”, duke na lënë të kuptojmë se Keisi Medini, me të cilën Kristi ka pasur një romancë në “Big Brother VIP”, është ndjerë keq. “Do të jepet në fund të episodit të dytë dhe në fillim të episodit të tretë”, tha ajo.
Përveç përballjes me Kristin, Olsa zbuloi se në bashkëpunim me Ronaldon dhe Jorin kanë përgatitur një kamerë të fshehtë për Keisin.
“U takuam me Jorin dhe Ronaldon. U thashë që kam ndërmend një kamerë të fshehtë. Arritëm në një ide. U përfshi familja, gjithë fisi i Kesit, xhaxhi, halla…”
Një serial të lezetshëm me personazhe të vërtetë, e cilësoi Olsa K”epin e Vip-ave”, “ku ka dashuri, lot, rrëfime dhe shumë thashetheme”.
Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, policia…
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i…
Një i ri pjesëmarrës në protestë, ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një grua 33-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç kanë humbur…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me…
Jo vetëm autobot me ujë me presion , forca policie të shtuara apo gaz lotsjellës, por mbi Kryeministri janë vendosur…